Perdorimi i Invega (Paliperidone 6mg; 9 mg)

PALIPERIDONE

Forme Doza: Tableta 6mg dhe 9 mg

Emri gjenerik: Paliperidone

Emri Tregëtar: Invega

Indikacionet dhe përdorimi: Paliperidoni (Invega) është një antipsikotik atipik që indikohet në të rriturit në trajtimin e Skizofrenisë: Çrregullimit skizoafektiv: Çrregullimet bipolare (si monoterapi ose terapi shtesë me Stabilizuesit e humorit); Çrregullimet Depresive (terapi shtesë me antidepresivët) dhe në çrregullime të tjera psikotike.

Kundërindikacionet: Hipërndjeshmëri ndaj paliperidone, risperidone dhe të çdo komponenti të kësaj formule, në shtatzani dhe laktacion.

Përkujdesje: Në të moshuar, sëmundjet cerebrale, sindromën neuroleptike malinje, zgjatje të intervalit QT, diskinezi tardive, çrregullime metabolike (hiperglicemi dhe diabet mellitus, dislipidemi, obezitet), konvulsione, dëmtimet renale dhe hepatike, çrregullimet potenciale motore dhe konjitive.

Dozimi për trajtimin e Skizofrenisë: Dozat e lejueshme janë 3 – 9 mg/ditë. Zakonisht doza më e rekomanduar për të rriturit me skizofreni është 6 mg/ditë në një marrje. Zakonisht nuk kërkohet titrim, por fillohet me 3 mg/ditë, një dozë e vetme, rritja bëhet pas 5 (pesë) ditësh me 3 mg deri në përftimin e dozës së nevojshme. Doza maksimale është 12 mg/ditë.

Dozimi për trajtimin e Çrregullimit Skizoafektiv: Doza e rekomanduar është 6 mg/ditë në një marrje. Zakonisht nuk kërkohet titrim, por fillohet me 3 mg/ditë, me një dozë të vetme, rritja bëhet pas 5 (pesë) ditësh me 3 mg deri në arritjen e dozës së nevojshme. Dozat mbajtëse janë individuale për secilin pacient, por dozat mbajtëse janë 6-9 mg/ditë. Doza maksimale është 12 mg/ditë.

Dozimi për trajtimin e Skizofrenisë në adoleshencë 12-17 vjeç: Doza e rekomanduar është 3 mg/ditë në një marrje. Zakonisht nuk kërkohet titrim, por fillohet me 3 mg/ditë, me një dozë të vetme, rritja bëhet pas 5 (pesë) ditësh me 3 mg deri në përftimin e dozës së nevojshme. Doza maksimale nuk duhet të kalojë 6 mg/ditë, veçanërisht në ata fëmijë që peshojnë nën 51kg.

Efektet Anësore: Më të zakonshme: simptoma ekstrapiramidale, tasikinezi, akatizi, humbje ekuilibri, vësi në të folur, shtim i lëvizjeve të trupit, parehati, dridhje muskujsh, takikardi ose puls të çrregullt. Më te rralla: dhimbje gjoksi, djersitje, kollitje, konfuzion, paqëndrueshmëri, pamundësi për lëvizje të syve, tensionim muscular, dridhje, lodhje, rritje të tensionit arterial, vështirësi në frymëmarrje, në të folur. Në adoleshentë: somnolencë, akatizi, tremor, distoni, rigiditet, ankth, shtim në peshë, takikardi, etj.

Ndërveprimet me barna të tjera: Paliperidone ndërvepron me barnat që veprojnë në SNQ; me alkoolin (shmanget përdorimi pijeve alkoolike); barnat që shkaktojnë hypotension dhe ndikojnë në CYP3A4/P-glycoprotein (P-gp), këto të fundit rrisin nivelet e Paliperidonit si psh, kur përdoret së bashku me Carbamazepinën Sodium Divalproex (rrit Cmax afërsisht ne 50%). Ky ndërveprim kërkon kujdes dhe vlerësim klinik.