Perdorimi i Rino Clenil (Beclomethasone 100 mcg – 200 doza)

BECLOMETHASONE DIPROPIONATE

Forme Doza: Flakon 100 mcg – 200 doza nazal spray.

Emri gjenerik: Beclomethasone Dipropionate

Emri Tregetar: Rino Clenil

Indikacionet dhe Kriteret e Perdorimit: Rhiniti alergjik sezonal, rhinitis alergjik /jo alergjik gjithevjetor. Polipoza nazale bilaterale. Parandalimi i poli pozes nazale pas polipektomise.

Kunderindikacionet: Kunderindikohet ne pacientet me hipersensibilitet ndaj beclomethasone apo nje prej perberesve. Infeksione lokale dhe tuberkulare, femijet nene moshen 6 vjec, shtatzani dhe laktacion.

Efektet Anesore: Irritim i mukozes nazale, sekrecione nazale hemorragjike, epistaksis, urtikarie, rash, dermatit, angioedema, prurit. Ne raste te rralla; ulceracione te mukozes nazale, perforacion te septumit nazal.

Doza dhe menyra e perdorimit: Dozimi eshte individual, duhet te limitohet ne dozen me te vogel mbajtese, kontrolluese te simptomave. Rhinitis: Doza e rekomanduar ne varesi te shkalles se rendeses se rinitit mund te varioje nga 100-400 mcg/dite. Trajtimi i rhinitit sezonal duhet te nise mundesisht perpara ekspozimit ndaj alergeneve. Trajtimi, parandalimi i polipozes nazale: 200 mcg x 2xdite dhe mund te varioje ne varesi te klinikes.

Kohezgjatja e mjekimit: Jave ose muaj ne varesi te ecurise se semundjes.

Shenim: V.O Kohezgjatje minimale e mjekimit eshte 4 jave e me percaktohet skema dhe doza e vazhdimit te terapise ne vartesi te gjendje se pacientit, pas konsultes me alergologun.