Trimetazidina
Formë Doza: Tableta: 35 mg, dhenia p.o.
Emri gjenerik: Trimetazidine
Emri tregëtar: Trimetacor
Indikacionet dhe kriteret e përdorimit:
Është medikament rregullues metabolik anti-ishemik.
Përdoret në trajtimin e Angina pectoris të qëndrueshme.
Është medikament i linjës së dytë në trajtimin e kësaj patologjie. Pra në rast se mjekimi i linjës së parë është jo i mjaftueshëm, (Indikacion i klases IIb), por në raste të veçanta mund të përdoret edhe si medikament i linjës së parë të mjekimit të Anginës së qëndrueshme: bazuar në sëmundjet bashkëshoqëruese/toleranca medikamentose- që e bën linjën e parë joadekuate për tu administruar.
Kundërindikacionet:
Alergjia ndaj medikamentit, Sëmundja Parkinson, Çrregullimet e lëvizjes dhe tremor, Insuficience renale severe. Duhet treguar kujdes në rast se pacienti është i moshuar, ose me Insufiçiencë renale të moderuar.
Efektet anësore: Diskomfort gastrik, Nausea, cefale, çrregullime të lëvizjes.
Doza dhe mënyra e përdorimit: Jepet 2 herë në ditë nga 1 tabletë 35 mg, p.o., mëngjes dhe darkë.
Kohëzgjatja e mjekimit: Nuk ka një afat kohor të paracaktuar. Në varësi të ecurisë klinike të pacientit, mjekimi me Trimetazidinë shtohet sipas indikacioneve të mësipërme.
Shënim: Nuk është ende nje medikament i studiuar në punime të mëdha shkencore.
Komentet