Perdorimi i Pravaran (Pravastatine Sodium 20 mg; 40 mg)

PRAVASTATINUM SODIUM      

Forme doza: Tablete 20 dhe 40 mg

Emri gjenerik:   Pravastatinum sodium

Emri Tregetar:  Pravaran

Indikacionet dhe kriteret e perdorimt:

Statinat, grup barnash ne te cilin ben pjese edhe pravastatina, rekomandohen:

  1. Ne te gjithe pacientet (n.q.se nuk kane kunderindikacione) qe vuajne me semundje te arterieve koronare (infarct myokardi dhe/ose angina pectoris), dhe arterieve te tjera dhe qe kane pesuar ngjarje iskemike respektive (iskemi trunore, te anesive, etj).
  2. Ne te gjithe pacientet qe kane kryer nderhyrje revaskularizuese ne zemer (CABG, PCI) ose vaza te tjera.
  3. Ne te gjithe pacientet me sindrom metabolic.
  4. Ne te gjithe pacientet qe perveç hiperkolesterolemise kane edhe te pakten 2 faktore te tjere madhore rreziku per arteroskleroze.
  5. Ne te gjithe pacientet qe kane nivele shume te larta kolesteroli (mbi 250mg/dl) dhe qe nuk ulet vetem me perdorimin e dietave perkatese.

Pacientet qe perfshihen ne pikat 1 dhe 2 meritojne te mjekohen me statinat pavaresisht nga vlerat e kolesterolemise. Pacientet qe perfshihen ne pikat 3 dhe 4 duhen mjekuar me stastina nese niveli i kolesterolit qendron mbi 200 mg/dl.

Kunderindikacionet: Mbindjeshmeria ndaj medikamentit, semundje akute ose kronike te melçise me rritje te transaminazave, semundje apo gjendje qe shoqerohen me insuficience renale, patologji muskulare me rhabdomiolize.

Te evitohet perdorimi gjate shtatzanise ose ne grate qe synojne shtatzanine.

Efektet anesore: Rritje e transaminazave, ndaj rekomandohet kontrolli i tyre  i vazhdueshem sidomos ne se ato kane qene fillimisht te rritura ose pacienti perdor alkool. Dhimbje dhe dobesi muskulare ndaj shfaqjes se te cilave pacienti duhet keshilluar te jete i vemendshem. Rreziku i demtimeve muskulare eshte me i larte kur pravastatina shoqerohet me barna te tjere si eritrimocina, klaritromocina, ciklosporina, ketokonazoli, etj. Kujdes i vecante duhet treguar nese pravastatina kombinohet me hipolipemiante te tjere sidomos me niacinen. Dhenia e pravastatines mund te fuqizoje efektin e antikoagulanteve orale.

Doza dhe menyra e perdorimit: Pravastatina merret nje here ne dite. Doza e rekomanduar per fillimin e mjekimit eshte 20-40 mg/dite dhe ne varesi te pergjigjes ndaj tij mund te ulet ose rritet ne vlerat 10-80 mg/dite.

Kohezgjatja e mjekimit: Per pacientet e perfshire ne grupet 1- 4 mjekimi eshte i perhershem dhe nderpritet vetem nese shfaqen efektet anesore te siperpermendura. Pacientet e grupit 5 mund ta nderpresin mjekimin me statina ne qoftese niveli kolesterolemise normalizohet dhe mbahet i tille me diete.

Ndikimi i statinave mbi nivelin e kolesterolit eshte I ngadalte dhe vleresimi I efektit te tyre duhet te kryhet 6-12 jave pas fillimit te mjekimit. Me pas pacientet duhen ekzaminuar cdo 6 muaj per te ndjekur efektin e statinave mbi nivelin e kolesterolit dhe per te zbuluar sa me shpejt shfaqjen e efekteve anesore te tyre.

Shenim: Mbajtja e rregjimit ushqimor eshte gjithnje e nevojshme.