TOPIRAMATE
Formë doza: Kapsula ose tableta 15, 25, 50 dhe 100 mg
Emri gjenerik: Topiramate
Emri Tregëtar: Topamax sprinkle
Indikacionet dhe kriteret e përdorimit: Antiepileptik që përdoret në: krizat parciale dhe të gjeneralizuara në mënyrë primare dhe sekondare. Antimigrenoz.
Kundërindikacionet: Kalkuloza renale, kujdes në gravidancë dhe në ushqyerjen me gji, mënjano ndalimin e menjëhershëm. Kujdes ndërveprimin e barnave.
Efektet anësore: Parestezi, ngadalësim psikomotor, somnolencë, lodhje, marrje mendësh, disekulilibër, konfuzion, probleme të kujtesës, çrregullime te sjelljes.
Doza dhe mënyra e përdorimit: Për të rriturit: fillohet sipas një skemë të përcaktuar, me një fazë titrimi të ngadalshme që zgjat 6- 8 javë, java e parë 25 mg/ditë. Doza maksimale mbajtëse luhatet nga 100-300 mg\ditë. Merret në dy marrje ditore. Për fëmijët (2-15 vjeç), rekomandohet një sasi ditore 5-9 mg\kg\ditë. Titrimi bëhet i ngadalshëm duke filluar me 1-3 mg\kg peshë në dy marrje. Formati sprinkle preferohet tek fëmijët, por ka indikacione edhe tek adultët sipas FDA.
Kohëzgjatja e mjekimit: Mjekimi mund të zgjatet me vite. Vendimi për fillimin, vazhdimin apo për ndërprerjen e mjekimit duhet të merret në Punktin e Epilepsive, Shërbimi Universitar i Neurologjisë, QSU Tiranë.
Shënim: Topiramate është një antiepileptik i serisë së re, më gamë të gjerë përdorimi, që mund të përdoret si mjekim i vetëm ose shtesë.
Komentet