ACIDUM NALIDIXICUM
Forme doza: Tableta 500 mg
Emri gjenerik: Acidum Nalidixicum
Emri Tregetar: Nalidixin
Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: Ka nje perdorim te gjere ne infeksionet acute dhe kronike te aparatit urinar, sidomos kur keto infeksione shkaktohen nga mikrorganizmat gram negativ.
Kunderindikacionet: Mbindjeshmeri ndaj acidit nalidixic dhe komponimeve te ngjashme te tij sidomos ne raste me cregullime te meparshme konvulsive ose porfiri.
Kujdes gjate perdorimit per te semuret: nuk duhet te ekspozohen ne diell, ata qe vuajne nga melcia (bari metabolohet ne melci), ne 3 mujorin e I te shtatezanise, 6 mujorin e I te nenave qe ushqejne femijet me gji, kur perdoret me shume se dy jave eshte e domosdoshme te behen analizat e gjakut, provat funks.te melcise, te veshkave.
Efektet anesore: Ne disa raste gjate perdorimit te barit mund te kemi : Dhimbje koke, dobsi, konvulcione te shkurtra, urtikarije, kruajtje, çrregullime te formules se gjakut, nause, te vjella, diare me dhimbje barku, perdorimi ne doza te larta do te sjelli shrregullime te te parit dhe ne disa raste te rralle psikoza toksike, etj.
Doza dhe menyra e perdorimit: 30-50 mg per kg p/dite per nje jave (1gr cdo 6 ore) dhe doza do te ulet deri ne 500 mg kur perdoret me afate me te gjate si dhe ne infeksionet urinare kronike. Kohezgjatja e mjekimit: 7 dite sipas keshilles se mjekut, ne rastet kur ai e shikon te arsyeshme perdoret me gjate por me doza te reduktuara.
Shenim: Fillimi i mjekimit kerkon marrjen e nje anamneze te hollesishme dhe mbas perdorimit te barit mjeku duhet ta rikontrolloj pacientin duke i kerkuar berjen e analizave te gjakut etj.
Komentet