Policitemia vera është një formë e rrallë e kancerit që prek qelizat e gjakut, e karakterizuar nga prodhimi i pakontrolluar i qelizave të kuqe të gjakut dhe në disa raste, i qelizave të bardha të gjakut dhe trombociteve (pllakezave). Është një sëmundje kronike, e karakterizuar nga progresion i ngadaltë. Shumica nuk e dine qe jane te prekur dhe e diagnoztikojne rastesisht.
Permbajtja
Cilat jane simptomat e policitemia vera
Policitemia vera është një sindromë kronike mieloproliferative. Ky tumor i rrallë i gjakut, lidhet me përhapjen (prodhimin) e pakontrolluar të qelizave të kuqe të gjakut, qelizat përgjegjëse për transportin e oksigjenit dhe dioksidit të karbonit. Akumulimi progresiv i këtyre qelizave e bën gjakun më të trashë, duke ngadalësuar rrjedhën e gjakut. Ecuria e sëmundjes, në çdo rast, është mjaft e ngadaltë dhe mund të kalojnë disa vite para se të shfaqen simptomat.
Policitemia vera manifestohet në formën e astenisë (ndjenjë lodhjeje dhe rraskapitjeje), skuqje të fytyrës, kruajtje dhe anomali në ndjeshmërinë e duarve dhe këmbëve, temperaturë të ulët, dhimbje koke, marramendje, dispne, djersitje të tepërt sidomos gjatë natës. dhe humbje peshe.
Mund të shfaqen gjithashtu çrregullime vizuale si skotoma (ndryshim i shikimit në një zonë të kufizuar të fushës vizuale, e karakterizuar nga shfaqja e njollave) dhe diplopia (vizion i dyfishtë). Në disa raste pacienti mund të preket edhe nga zmadhimi i shpretkës, një fenomen i njohur si splenomegalia.
Së fundi, akumulimi i rruazave të kuqe të gjakut rrit rrezikun e formimit të trombeve, bllokime të enëve të gjakut të cilat bëhen veçanërisht të rrezikshme kur prekin zonat jetesore si tru dhe zemer. Kjo mund te jete fatale.
Cilat jane shkaqet e ketij lloj kanceri gjaku
Në kushte normale, qelizat e gjakut prodhohen nga palca e kockave, një ind sfungjer që gjendet në disa kocka të trupit tonë. Palca, në veçanti, prodhon në mënyrë të kontrolluar qeliza burimore staminale, qeliza që përfaqësojnë fazën e parë të formimit dhe maturimit qelizor dhe të cilat në fazat pasuese mund të diversifikohen për t’u bërë qeliza të kuqe të gjakut, qeliza të bardha të gjakut ose trombocitet (pllakezat).
Në pacientët me policitemi vera, ky proces delikat dhe kompleks i prodhimit nuk funksionon siç duhet. Përhapja e tepërt e qelizave të kuqe të gjakut është e lidhur me praninë e një mutacioni gjenetik të fituar gjatë jetës dhe nuk dihen shkaqet pse vjen.
Diagnoza
Policitemia vera shpesh diagnostikohet krejtësisht rastësisht gjatë një testi normal gjaku, pa u ankuar pacienti për ndonjë shqetësim. Në çdo rast, në prani të simptomave apo shenjave të dyshimta, është mirë që të shkoni te mjeku. Testet e gjakut zakonisht behen për të kontrolluar një rritje të numrit të qelizave të kuqe të gjakut ose karakteristika të tjera tipike të policitemisë vera. Më pas, diagnoza mund të konfirmohet nëpërmjet mbledhjes së një fragmenti të palcës kockore (biopsi medulare ose osteomedulare) dhe testeve gjenetike.
Trajtimet
Terapia mund të ndryshojë në varësi të gjendjes së pacientit dhe ashpërsisë së sëmundjes. Në përgjithësi, megjithatë, qëllimi kryesor i trajtimit është të luftojë rrezikun e komplikimeve kardiovaskulare dhe të lehtësojë simptomat.
Në veçanti, shpesh është e nevojshme t’i drejtoheni flebotomisë, një procedurë që përfshin heqjen e gjakut nga venat në mënyrë që të reduktohet përqendrimi i qelizave të kuqe ne gjak. Mjekët gjithashtu mund të përshkruajnë terapi me ilaçe të bazuara në aspirinë ose eparine, për të zvogëluar rrezikun e mpiksjes së gjakut. Gjithashtu ka trajtime për të shkatërruar qelizat tumorale por qe jane me te veshtira dhe je mund te japin efekte anasore.
Komentet