Perdorimi i Co-Diovan (Valsartan+Hydrochlortiazide 80+12,5 mg; 160+12,5 mg; 160+25 mg)

VALSARTANUM

Forme doza: Tableta (80 + 12,5 mg) , (160 + 12,5 mg), (160+25 mg)
Emri gjenerik: Valsartan + Hydrochlorthiazide
Emri tregetar: Co-Diovan

Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: Hipertensionin arterial I vetem ose i kombinuar me barna te tjera. Insuficience kardiake kronike. Ka nja avantazh te vogel ndaj Losartanit se per shkak te metabolizmit te tij minimal mund te perdoret ne insuficience te lehte deri te moderuar hepatike.

Kunderindikacionet: Hipersensitivitet ndaj valsartanit, hipersensibilitet ndaj ARB te tjere, hiperaldosteronizem primar, shtatezani, trimestri II dhe III, laktacion, Insuficience renale e rende (Klirensi i Kreatinines <30 mL/min) Stenoza e arteries renale, insuficience hepatike e rende.

Efektet anesore: Ataksi, lodhje, hypotension, hiperkalemi, dhimbje barku, neutropeni, kolle, infeksione respiratore te siperme, rinit, sinusit, artralgji, takikardi, keqesim te funksionit renal, rritje e enzimave hepatike dhe rralle disfunksion hepatik I rende.

Doza dhe menyra e perdorimit: 1 deri 2 tableta ne dite (efekti maksimal observohet brenda 4-6 javeve).

HTA:  80 mg, nje here ne dite ne nje marrje deri ne 160 mg/dite ne rast nevoje.

Insuficience kardiake 40 mg dy here ne dite, deri ne 80 mg dy here ne dite.

Kohezgjatja e mjekimit: Ne varesi te ecurise se semundjes dhe pergjigjes se pacientit ndaj mjekimit.Trajtimi kronik.

Shenim: Shenja e mbidozimit jane hipotensioni dhe takikardia. Rritja e dozes mbi 80 mg/dite ka me pak efekte antihipertensive se shtesa e nje diuretiku ne dozen 80 mg.