Perdorimi i Budiair (Budesonide 200 mcg; 400 mcg)

BUDESONIDE

Forme doza: 100 mcg/dose -200 doza, 200 mcg/doze -100 doza inhalacion,

flakon Glukokortikosteroid me efekt te larte antiinflamator lokal

100 mcg/dose, 200 dosa

200 mcg/doze inhalacion, 100 doza

Emri gjenerik: Budesonide

Emri tregetar: Budiair

Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: Astma bronkiale- mjekim mbajtes.

Kunderindikacionet: Kunderindikohet ne pacientet me hipersensibilitet ndaj budesonidit apo nje prej perberesve.

Efektet anesore: Te zakonshme: kandidoze orofaringeale, disfoni, tharje te gojes dhe fytit, Te rralla: nervozizem, depression, crregullime sjelljes, rash, urtikaria, dermatit, angioedema, bronkospazma.

Doza dhe menyra e perdorimit:

Doza ditore: Sipas moshes/formes semundjes >14 vjec: 200-1600 μg Doza mujore: 1-2 flakone (200doza).

Zgjatja e mjekimit: Mjekimi eshte i vazhdueshem. Skema e trajtimit dhe doza percaktohen ne menyre periodike ne varesi te gjendjes se pacientit dhe ecurise se semnundjes – pas konsultes me alergologun.

Shenime:

Astma bronchiale forma persistente e lehte – perdoret si mjekim mbajtes budesonide 100mcg 2×1 deri 2×2 inhalime ne dite; budesonide 200 mcg 1×1 deri 2×1 inhalime ne dite; minimumi per 3 – 6 muaj; me pas percaktohet skema dhe doza e vazhdimit te terapise ne varesi te gjendjes se pacientit, pas konsultes me alergologun

Astma bronchiale forma persistente e mesme – perdoret si mjekim mbajtes

budesonide 100mcg 2×2 deri 2×4 inhalime ne dite; budesonide 200 mcg 2×1 deri 2×2 inhalime ne dite plus nje beta-2 adrenergjik me veprim te zgjatur; minimumi per 3-6 muaj; me pas percaktohet skema dhe doza e vazhdimit te terapise ne varesi te gjendjes se pacientit, pas konsultes me alergologun.

Astma bronkiale forma persistente e rende – perdoret mjekim mbajtes

budesonide 200 mcg 2×2 deri 2×4 inhalime ne dite per nje periudhe rreth 6-8 muaj; plus

nje beta-2 adrenergjik me veprim te zgjatur; me pas percaktohet skema dhe doza e

vazhdimit te terapise ne vartesi te gjendjes se pacientit, pas konsultes me alergologun.

-V.O. Si rregull doza varion ne vartesi te gravitetit te semundjes: mjekimi mbajtes per te gjitha rastet vazhdon 3-6 muaj. Ne se astma kontrollohet per tre muaj rrjesht tentohet te ulet doza gradualisht (step down): ne se nuk ka permiresim doza rritet (step up).