LEVODOPUM+CARBIDOPUM
Formë doza: Tableta 25 mg + 250 mg
Emri gjenerik: Carbidopum 25 mg + Levodopum 250 mg
Emri Tregëtar: Levomed
Indikacionet dhe kriteret e përdorimit: Në sëmundjen e Parkinsonit. Për fillimin dhe vazhdimin e mjekimit është e nevojshme konsulta e neurologut. Fillimi i mjekimit për moshat deri 60 vjeç, sugjerohet me konsultën e QSUT.
Kundërindikacionet: Glaukoma, kujdes në sëmundjet pulmonare, në ulçerën peptike, sëmundjen kardio-vaskulare, astma bronkiale, diabet mellitus, melanomat e lëkurës, sëmundjet psikike, gravidancë, laktacion.
Efektet anesore: Anoreksi, nausea, te vjella, pagjumesi, axhitim, hipotension postural (rralle hipertension labil), marrje mendesh, takikardi, aritmi, levizje të pavullnetshme, depresion, përgjumje, dhimbje koke, djersë, skuqje, neuropati periferike.
Doza dhe mënyra e përdorimit: Sëmundja e shprehur, Levodopa këshillohet në fillim me 100-125 mg 3-4 herë në ditë. Doza mesatare ditore e këshillueshme 0.75-1.0 g\ditë në disa marrje, pas ushqimit.
Kohëzgjatja e mjekimit: Në vartësi të efektshmërisë dhe të shenjave anësore, sipas këshillës së neurologut.
Shënim: Për të realizuar një frenim të plotë të dekarboksilazës periferike nevojitet një dozë ditore e karbidopës prej 70-100 mg.
Komentet