Perdorimi i Ruvominox (Diclofenac 50 mg)

DICLOFENACUM 

Forme doza: Tableta 50 mg

Emri gjenerik: Diclofenacum

Emri Tregetar: Ruvominox

Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: Semundje reumatizmale dhe patologji muskuloskeletike si: artrit rheumatoid, osteoartrit, spondilit ankilozant, artrit podagroz, kolagenopati, artrit psoriatik, tendinit, bursit, artrite reactive. Dismenorrhe, dhimbje koke dhe migrene, ne dhimbjet pas operacioneve, ne kolikat reno-ureterale.

Kunderindikacionet: Ne pacientet me mbi ndjeshmeri ndaj aspirins apo antiinflamatoreve te tjere, ne te cilet ataket e astmes,  angioedema, urtikarja ose riniti kane shperthyer pas marrjes se barit. Ne te semuret me ulcer gastroduodenale dhe ne ato me demtim te funksionit hepatik, renal dhe kardiak. Duhet te perdoret me kujdes tek te moshuarit. Me rezerva ne te semure me kuagulopati ose hemofili si dhe tek ata qe perdorin anti kuagulante. Nuk duhet perdorur lokalisht mbi plage te hapura lekure te infektuar ose te demtuar.

Efektet anesore: nauze, diarhe dhe me rralle ulceracione dhe hemoragji. Te tjera jane: reaksionet alergjike, dhimbje koke, marrje mendsh, zhurme ne veshe, fotosensibilitet, hematuri. Retensioni i likideve ndodh rralle duke agravuar insufisiensen kardike ne te moshuarit. Mundet te shkaktoje IRK kryesisht ne pacientet me demtime renale te meparshme. Me rralle shkakton nekroze papilare ose fibroze intersticiale, qe mund te cojne ne insufisiense renale.

Demtimet hepatike, alveolitis, pankreatitis, demtimet e syve, sindrom Stevens-Johnson, nekroliza toksike epidermale jane efekte te tjera anesore me te rralla.

Doza dhe menura e perdorimit. 75-150 mg/dite e ndare 2-3 here, mbas ushqimit. Doza maksimale ditore 150 mg/dite.Tek femijet 1-12 vjec perdoret 1-3 mg/kg ne dite.

Kohezgjatja e mjekimit: Ne artritin rheumatoid, psoriatik, spondilitin ankilozant, kolagenopatite, per muaj dhe vite. Ne patologjite e tjera si osteoartriti, artriti podagroz dhe ne bursite, tendinite apo artrite reactive per periudha 10-15 ditore.