Perdorimi i Fludara oral (Fludarabine 10 mg)

FLUDARABINUM

Forme doza: Tableta 10 mg  

Emri gjenerik: Fludarabinum

Emri Tregetar: Fludara oral

Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: Rekomandohet te perdoret ne Leukozen limfoide kronike B ne stadin A me progresion te semundjes, ne stadin B dhe C si linje e pare mjekimi ose ne rastet kur te semuret kane deshtuar nga mjekimet e meparshme standarte me preparatet alikilante.

Kunderindikacionet: Ne ndjeshmerine e shtuar ndaj Fludarabine fosfatit dhe perberesve te saj, ne insuficiencen renale, ne anemite hemolitike te dekompensuara, gjate barres dhe periudhes se laktacionit.  

Efektet anesore: Me te shpeshta jane insuficienca medulare (neutropeni, trombocitopeni, anemi), temperature, ethe dhe infeksione perfshi pneumonine. Mund te takohen edema, lodhje, djerse, neuropati periferike, crreg. te te parit, anoreksi, nauze, te vjellla, diare, stomatit dhe rash kutan. Me rralle mund te takohet sindrom i lizes tumorale, çrreg. metabolike etj.

Doza dhe menyra e perdorimit: Rekomandohet 40 mg/m2 per 5 dite çdo 28 dite. Bari mund te merret esull ose se bashku me ushqimin, shoqeruar me uje dhe ne nje marrje. Bari nuk duhet te pertypet ose te copetohet.  

Kohezgjatia e mjekimit: Varet nga suksesi i mjekimit dhe nga tolerimi i medikamentit. Ne pergjithesi duhet te perdoret deri ne pergjigje pozitive (remision komplet apo parcial) zakonisht 6 cikle dhe vazhdohet ne menyre te nderprere.