PREDNISOLONUM
Forme doza: Ampula 25 mg
Emri gjenerik: Prednisololonum
Emri Tregetar: Prednisolone Na phosphat
Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: Ne pathologji inflamatore dhe/ose alergjike, pathologji autoimune (parandalimi i flakjes se transplantit), terapi plotesuese ne kemioterapi, mjekimin e astmes, ne semundjet inflamatore te zorreve, semundje reumatologjike dhe te lekures.
Kunderindikacionet: Paciente me Morbus Cushing, osteoporoze e perparuar, paciente me çrregullime mendore, paciente me TBC ne fazen aktive, grate shtatzena.
Kujdes ne: infeksionet fungale sistemike, ne herpes, ne te semuret me infarkt te fresket miokardi, hipertension, semundjet tromboembolike, ne glaukome etj.
Efektet anesore: Hipertension, Diabet steroid, osteoporoze, çrregullime mendore (depresion), Sindrom Cushing, nderprerje e rritjes tek femijet, ulçera peptike, perphapje e shpejte e infeksionit.
Doza dhe menyra e perdorimit: Doza fillestare varion nga 10 -20 mg ne dite. Ne disa raste te renda mund te nevojiten deri ne 60 mg ne dite. Zakonisht preferohen ne dy marrje, ne mengjes dhe ne dreke ose pasdite ( por jo ne darke ), si dhe pas ushqimit. Doza maximale (ne emergjence) ditore 250 mg. Doza fillon te ulet gradualisht pas arritjes se rezultatit te kerkuar. Doza mbajtese varion nga 2.5-15 mg/dite, por doza me te medha mund te nevojiten. Efektet kushingoide fillojne te shfaqen kur dozat jane mbi 7.5 mg ne dite. Me injeksion intramuskul perdoret si prednizolon acetat me doze 4-60 mg/kg/dite, ose si prednisolon sodium fosfat 4-60 mg/kg/dite (0.2-2 mg/kg/dite tek femijet ).
Kohezgjatja e mjekimit: Varion nga disa dite ne disa muaj. Kohezgjatja e mjekimit percaktohet nga semundja baze dhe nga objektivi terapeutik i caktuar.
Komentet