Perdorimi i Lorazepam ABC (Lorazepam 1 mg / 2.5 mg)

LORAZEPAM

Formë Doza: Tablete 1mg dhe 2,5mg

Emri Gjenerik: Lorazepam

Emri Tregëtar: Lorazepam ABC

Indikacionet dhe kriteret e përdorimit: Çrregullimet e ankthit të Përgjithësuar; Çrregullimi i Panikut me ose pa Agorafobi; Gjendjet e ankthit të shkaktuara nga ngjarje specifike jetësore (Çrregullimi i Përshtatjes), Çrregullim i Stresit të Pastraumës, çrregullime të ankthit të shkaktuara nga substanca.

Çrregullimin Bipolar (mani akute, episod miks); Çrregullimi Skizoafektiv; Çrregullimi Depresiv Madhor; Çrregullimi Skizofrenik; Çrregullimet e Kontrollit të Impulseve; Sjelljet agresive ose vetëdëmtuese në fëmijët me Çrregullime të Sjelljes, Çrregullimet Pervazive të Zhvillimit; Prapambetja Mendore, Çrregullimiet e personalitetit, etj.

Kundërindikacionet: Shtatëzania; Laktacioni; Me kujdes në pacientë: me sëmundje obstruktive kronike, çrregullime konjitive, sëmundje renale dhe hepatike, porfiri, depreson i SNQ, miasteni grave ose në apnenë e gjumit; Glaukoma e këndit të ngushtë të syrit.

Efektet anësore: Përgjumje, ataksi, marrje mendsh, sinkop, lodhje, tremor; Varësi fizike dhe psikologjike; reaksione alergjike; Stimulim i SNQ (ëndrra, eksitim, ankth, eufori etj); Ndërprerja e menjëhershme provokon irritim, pagjumësi dhe nervozizëm; Disfunksion seksual; Bradikardi, hipotension, urtikarie, diplopi, dhimbje abdominale.

Doza dhe mënyra e përdorimit: Fillimi me doza shumë të vogla per/os. Dozat mesatare janë 2-6 mg/ditë. Te të moshuarit përdoren ½ doze dhe rriten mjaft gradualisht.

Kohëzgjatja e mjekimit: Mundësisht të jetë sa më e shkurtër për të evituar tolerancën, varësinë dhe zvjerdhjen. Vlerësimi për kohëzgjatjen e terapisë duhet të vendoset në fillim të mjekimit dhe rivlerësimi duhet të bëhet të paktën një herë në muaj. Ndërprerja duhet të bëhet me ulje të vogla (ulje 25% e dozës në javë).

Shënim: Duhet mënjanuar dozat e mëdha në pacientë që kanë mendime/tentativa suicidale. Kujdes në pacientë që kanë abuzuar më parë me substanca. Nga administrimi parenteral te të semuret rëndë apo te të moshuarit kanë ndodhur apne, hypotension dhe arrest kardiak. Kujdes mbi moshën 65 vjeç, te fëmijet mbi 12 vjeç.