Perdorimi i Fevarine (Fluvoxamine Maleate 100 mg)

FLUVOXAMINE MALEATE

Formë Doza: Tableta 100 mg

Emri Gjenerik: Fluvoxamine Maleate

Emri Tregetar: Fevarine

Indikacionet përdorimit: Çrregullimet: Obsesivo-Kompulsive; Depresive Madhore (Trajtim afatshkurtër dhe trajtim mbajtës); Depresionin Bipolar; Çrregullimin Distimik; Panikut; Ankthit të Përgjithësuar; Stresit pas Traumës; Kontrollit të impulseve (Eneuresis Nocturne); Disforik premenstrual. Mund të përdoret në Bulimi, Fobinë sociale, Çrregullimet e personalitetit, çrregullimet e ankthit dhe ato depresive të shkaktuara nga semundje të përgjithshme. Mund të përdoret në kombinim me Clozapinen në Skizofreninë me komorbiditet Çrregullimin obsesivo-kompulsiv (rekomanduar vetëm nga psikiatri).

Kundërindikacionet: Përdorimi njëkohësisht me Alosetron, Cisapride, Pimozidin. Ramelteon, Tioridazinën, IMAO-t ose Tizanidinë, në hiperndjeshmëri ndaj çdo komponenti të produktit. Shtatëzani (FDA e klasifikon në nivelin C); Laktacion. Kujdes! në Çrregullimet konvulsive; Sëmundjet Renale dhe Hepatike, dhe në të moshuarit dhe në pacientët bipolarë (mund të nxisë hipomani/mani).

Efektet anësore: palpitacione, vazodilatacion (3%), hipertension, hipotension, sinkope, takikardi (1%), dhimbje koke, nauze, të vjella, konstipacion ose diare; Nervozizëm, tremor, pëgjumje (22%), ankth, lodhje, amnezi, apati; Djersitje, akne, rënie të libidos, anorgazmi; Shkakton Sindromin e serotoninës -kujdes gjatë rritjes së dozës.

Dozat dhe mënyra e përdorimit: Për të rriturit me OCD fillohet me 50mg/darkë, rritet me 50mg në ditën e katërt, e më tej çdo 7 ditë, doza terapeutike varion nga 100 – 300mg. Doza ditore mund të ndahet në dy marrje, me shumë në darkë. Në dëmtimet hepatike doza fillestare e ulët, titrimi bëhet gradualisht. Doza maksimale 300mg/ditë.

Fëmijët e adoleshentët: Mund të përgjigjen në doza të vogla, nën 8 vjeç nuk rekomandohet. Në 8-17 vjeçarët: Fillohet me një dozë të vetme 25mg/darkë dhe rritja bëhet me 25mg në ditën 4-7. Zakonisht përdoren 50-200mg/ditë, në dy marrje ditore. Doza maksimale jo më shumë se 200mg/ditë.

Kohëzgjatja e mjekimit: Në OCD dhe Depresion kërkohet mjekim afatgjatë. Trajtimi mbajtës duhet të jetë të paktën një vit për episodin e parë ose më gjatë në episodet përsëritëse. Një faktor për indikimin e trajtimit profilaktik është graviteti i episodeve depresive të mëparshme të bashkëshoqëruara me çrregullim obsesivo – kompulsiv, ose çrregullime të tjera të ankthit. Kur duhet të ndërpritet mjekimi me Fluvoxaminë, duhet bërë në mënyrë graduale për një periudhë një deri në katër javë.

Shënim: Kujdes duhet të tregojnë drejtuesit e makinave.