CIPROLFLOXACINUM
Forme doza: Tableta 250 dhe 500 mg
Emri gjenerik: Ciprolfloxacinum
Emri Tregetar: Cifin
Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: Ne infeksionet bakteriale gastrointestinale (me coprokulture) si ne: diarrete e udhetimeve, kolera, salmoneloza, gonhorhea, tifo, meningitet, otitet, peritonitet, infeksione mykobakteriale, infeksionet e lekures dhe TBC.
Ne infeksionet urinare (me urokulture), mjeku duhet te udhehiqet nga rezultatet e urokulturave e te antibiogrames te cilat duhet te jene te perseritura. Gjithashtu perdoret ne infeksionet e prostates e infeksionet vaginale ku preparati arrin nje koncetrim te mire terapeutik. Ne rastet e renda mund te perdoret i kombinuar me preparate te tjera te grupit te aminozideve ose te cefalosporinave. Mjekimi standard eshte 7-10 dite. Ne infeksionet e veshkave perdoret per 2-4 jave.
Pershkruhet per moshen mbi 18 vjeç.
Kunderindikacionet: Nuk perdoret ne adoleshentet, ne grate me barre dhe ne laktacion. Duhet me shume kujdes te perdoret ne te semure epileptike dhe me semundje te SNC. Duhet kujdes ne perdorimin tek paciente me alterime funksionale renale dhe hepatike. Duhen evituar qendrimet ne diell dhe kujdes ne dhenien e makines.
Efektet anesore: Se pari gastrointestinale: nause, te vjella, diarrhea, dhimbje abdominale. Ne SNC mund te shfaqen: dhimbje koke marrje mendsh dhe shqetesim i pergjithshem.Gjithashtu mund te kete tremor gjumesi, haluciancione reaksione psikotike, depresione e konvulsione. Ne lekure mund te kete vaskulite, eritema multiforme, sindromi stevens-johnson, e nekroliza toksike epidermale. Nganjehere mund te kete interesim te veshkave dhe melcise me alterime te funksionit.
Doza dhe menyra e perdorimit: Jepet nga goja me doze 250-750 mg dy here ne dite ne vartesi te natyres e te ashpersise se infeksionit. Ne Gonorrhe jepet 250 ose 500 mg doze e vetme.
Kohezgjatja e mjekimit: Mund te jepet nje doze e vetme ne raste te infeksioneve te pakomplikuara te traktit urinar- Gonorrhe. Mund te jepet tre dite ne infeksione te thjeshta te traktit urinar, deri 14 dite; ne infeksionet g. Intestinale 5 dite, TAB 10 dite, infeksionet respiratore 7-10 dite. Ne infeksionet e veshkave mjekimi zgjat 2-4 jave.
Komentet