Perdorimi i Locoidon (Hydrocortisone 17 – Bytyrate 0.1% – 30 g)

HYDROCORTISONE 17-BUTIRATE 0.1%

Formë doza: Tubet 30 gr

Emri gjenerik: Hydrocortisone 17-butirate 0.1%

Emri Tregtar: Locoidon

Indikacionet dhe Kriteret e Përdorimit: Indikohet në dermatozat inflamatore dhe puriginoze. Nuk përdoret nëse në zonën që do të trajtohet ka një infeksion mykotik apo bakterial.

Kundërindikacionet: Nuk ka.

Efektet Anësore: Duhet ndërprerë në rast të shenjave të alergjisë nga produkti si: vështirësi në frymemarrje, edemë të fytyrës, të buzëve dhe gjuhës.

Duhet të ndërpritet në rast: c’rregullimi të shikimit, insomnia, shtim në peshë, shenja lodhjeje, shtim të pushit në fytyrë, diskomfort i përgjithshëm.

Efekte të tjera anësore në lekurë: djegie, kruarje, tharje folikulite, erupsione akneiforme, hypopigmentim, dermatit alergjik kontakti, macerim i lëkurës, atrofi, strije, infeksione sekondare.

Doza dhe mënyra e përdorimit: Përdoret 2-3 herë në ditë.

Kohëzgjatja e mjekimit: Një periudhe kohe të përcaktuar në varësi të pathologjisë dhe gjendjes.