PENICILLAMINUM
Forme doza: Tableta 150 mg
Emri gjenerik: Penicillaminum
Emri Tregetar: Pemine
Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: Artrit reumatoid, semundja Wilson, Cystinuri, intoksikacionet me metale te renda.
Kunderindikacionet: Nuk duhet perdorur ne te semuret me mbi ndjeshmeri ndaj barit, ne pacinte me lupus eritematoz sistemik ne forma te ndryshme te pemfigusit. Penicillamina nuk perdoret ne paciente me histori per agranulocitoze ose anemi aplastike te shkaktuar nga penicillamina, ne te semure me patollogji renale ose ne ata me histori per insufisiense renale, ne diabet mellitus pasi mundet te shkkaktoje hypoglicemi gjate nates. Kunderindikohet ne grate shtatzena dhe me femije ne gji.
Efektet anesore: Penicillamina mundet te shkaktoje nauze, anoreksi, temperature, rash ne lekure, shije metalike ne goje, hematuri, proteinuri, neurit periferik. Nder efekte anesore me serioze jane ato hematologjike si: trombocitopeni, neutropeni, agranulocitoze dhe anemi aplastike. Mundet te shkaktoje syndrome te ngjashme me lupusin eritematoz sistemik me miastenia gravis, pemfigusin, sindromin Good-pasture dhe sindromin Stevens-Johnson.
Doza dhe menyra e perdorimit: Per mjekimin e formave active te artritit reumatoid jepet (duke marre ne konsiderate gjykimin e mjekut specialist) ne fillim 125-250 mg/dite perpara ushqimit per nje muaj, me pas doza rritet me nga 125-250 mg/dite ne intervale nje mujore deri ne dozen ditore 500-750 mg e ndare ne disa marrje. Doza maksimale eshte 1.5gr ne dite.
Ne te moshuarit mjekimi fillohet me 125mg ne dite per nje muaj, me pas rritet me nga 125 mg ne dite deri ne nje maksimum ditor 1gr.
Tek femijet doza mbajtese eshte 15-20 mg/kg ne dite. Doza fillohet e vogel dhe rritet ne intervale nje mujore ne periudhe 36muaj.
Semundja Wilson mjekohet me 1.5-2gr ne dite e fraksionuar gjate dites perpara ushqimit. Doza ditore maksimale 2gr, e cila vazhdohet nje vit. Doza mbajtese luhatet nga 0.75-1gr ne dite. Te moshuarit mjekohen me 20 mg kg ne dite. Femijet me semundjen Wilson mjekohem me doze 20mg/kg ne dite me doze maksimale 500 mg.
Mjekimi i cystinurise me 1-3 gr dite e fraksionuar, perpara ushqimit. Doza rregullohet e tille qe perqendrimi urinar i cysteines te jete nen 200 mg/liter, qe realizohet me 0.51gr si doze mbajtese, e cila merret ne darke duke siguruar sasi te bollshme likidesh (te pakten 3 l/dite).
Tek te moshuarit dhe femijet bari jepet me dozen me te vogel te mundshme qe arrin te mbaj perqendrimin e cysteines ne urine ne 200 mg/liter. Intoksikacionet me metalet e renda doza 1-2g/dite per te rriturit dhe 20mg/kg tek femijet, e ndare disa here gjate dites,perpara ushqimit dhe vazhdohet deri ne eleminimin e agjentit toksik nga urina.
Kohezgjatja e mjekimit: Ne artritin reumatoid vazhdohet me dozen mbajtese per muaj dhe vite. Nqs per nje vit nuk jep rezultat pencillamina duhet nderprere, ndersa ne raste remisioni te semundjes doza ulet 125-250mg cdo 12 jave. Ne pacientet me semundjen Wilson dhe cystinuri vazhdohet me doze mbajtese (shih me siper) per vite te tera.
Shenim: Penicillamina nuk duhet kombinuar me kriperat e arit, me imunosupresore, antimalarike, antikanceroze pasi rritet rreziku i toksicitetit renal dhe hematollogjik. Antiacidet qe permbajne alumin ose magnez, si dhe preparatet qe permbajne hekur pengojne perthithjen nga trakti tretes te penicillamines.
Komentet