Perdorimi i Syrea (Hydroxyurea 500 mg)

HYDROXYURE

Formë Doza: Tablete 500 mg

Emri Gjenerik: Hydroxyure

Emri Tregëtar: Syrea

Indikacionet dhe Kriteret e Përdorimit: Hydroxyurea do të përdoret te të semuret me Drepanocitozë ashtu dhe me Thalasemite. (Ajo ka përdorim shumë më të gjerë se sa kaq duke përfshirë të gjitha neoplazitë neoproliferative, ashtu si edhe në patologji të tjera malinje). Leucemia Myeloide Chronike (derisa te fillohen frenuesit e tyrosine kinazës ose në rastet kur nuk zbulohet bcr/abl), Policitemia Vera, Trombocitemia Esentiale, Myelofibrosis primare (osteo-myelo-sclerosis, splenomegali myeloide), Sindrom Hipereozinofilik, Leuçemi acute si mjekim mbajtës.

Përdoret në të gjitha format e sëmundjes së Drepanocitozës, sepse është në gjendje që nëpërmjet swhits të ulë përqindjen e HbS në qelizat eritrocitare të të sëmurëve me këto sëmundje dhe njëkohësisht të rrisë mundësinë e plotësimit të HbF që krijohet nëpërmjet marrdhënieve më të mira me oksigjenin dhe përshtatshmërinë më të madhe me kushtet metabolike në organizëm, një jetëgjatësi më të madhe të eritrociteve, një shtim të numrit të qelizave F, një prag më të lartë të dhurimit të Hb qelizore ndaj faktorëve nxitës të drapëzimit.

Kështu ajo redukton hemolizën, redukton shumë transformimin qelizor dhe si rezultat redukton në maksimum numrin e krizave të dhimbjeve tek të sëmuret me sëmundjen e Drepanocitozës dhe krijon një konformitet jetësor për pacientin edhe në aktivitetin fizik. Eliminon dhimbjet kronike në Drepanocitozë dhe ul shumë mundësinë e komplikacioneve të sëmundjes, sidomos atyre me rrezikshmëri të lartë absolute për jetën e pacientit.

Tek Thalasemitë shtimi i qelizave F krijon ulje te ritmit të hemolizës. Përdorimi i Hydroxyuresë në të dyja rastet e patologjive bëhet më shumë në format e mëdha dhe të mesme, por nuk përjashtohen format e vogla të patologjive. Mjekimi zgjat gjithë kohën me ndryshime të dozës në varësi të ecurisë së patologjisë. Kjo vendoset nga mjeku specialist. Përdorimi i saj bëhet më intensiv, sa më shumë ndërlikime të bëjnë format e sëmundjes, që preken në sistemin e organeve të ndryshme të organizmit. Duhet që përdorimi të ketë parasysh funksionin renal dhe hepatik, dëmtimi i të cilave duhet të shtojë kujdesshmërine e specialistit në përdorimin e medikamentit.

Kundërindikacionet:

Është medikament shumë i tolerueshëm nga trakti gastro-intestinal dhe organizmi në tërësi. Nuk përdoret në rastet e reaksioneve imunologjike që mund të shfaqet tek ndonjë i sëmurë (eksperienca jonë nuk ka treguar). Kundërindikohet në shoqërimin me vaksinat e antimalaries me vaksina të gjalla, në gratë shtatzëna, në periudhën e laktacionit, në rastet e frenimit të palcës së kuqe të kockave (leukocite < 4000 mm3, trombocite < 100.000 mm3).

Efektet Anësore:

Krijimi i citopenive të elementëve të figuruar të gjakut periferik, të cilat eliminohen menjëhere me ndërprerjen e medikamentit brenda jo më shumë se 3-4 ditë. Në këtë rast kihet parasysh citopenia që tejkalojnë nivelet e eritrociteve, neutrofileve, trombociteve që konsiderohen si kufij të dozës optimale dhe efektet optimale te medikamentit.

Më pak të zakonshme: Ulje e rruazave të kuqe dhe hemoglobinës të shoqëruara me lodhje, marrje fryme etj, Dobësi trupore, rash kutan ose ndryshim të thonjve, anomali fetale gjatë barrës ndërkohë që merr medikamentin.

Të rralla: nauze, të vjella, skuqje të gojës apo të buzëve, diarre, ulje e numrit të trombositeve në rritje të rrezikut për hemoragji, dhimbje koke, efekte cerebrale si marrje mendsh, konfuzion, halucinacion.

Doza dhe mënyra e përdorimit:

Doza ditore e Hydroxyuresë është 20 mg kg/peshë në ditë. Doza optimale është individuale dhe mund të tejkalojë këtë dozë ditore në periudha të caktuara të vitit, apo në individë të caktuar. Kjo është e ndërvarur nga ndjekja në dinamikë e parametrave qelizore të mësipërm.

Në përgjithësi pacientët marrin 2-3 kapsula në ditë dhe kjo vendoset nga specialistët sipas ecurisë së parametrave qelizore. Hydroxyurea do të merret në trajtë kapsulash 500 mg nga goja më mirë në mëngjes në mes të ushqimit ose pas tij, do të thotë që ë gjithë doza ditore mund të merret në mëngjes. Do të shoqërohet gjithmonë me dhënien Ac. Folik jo më pak se 2 tab/ditë 5 mg. Ashtu siç jepet çdo ditë hydroxyureja ashtu jepet edhe Ac. Foli ndjekja e mjekimit bëhet me konsulta të herë pas hershme çdo 2-4 javë nga mjeku specialist hematolog. Gjatë këtyre konsultave mjeku specialist hematolog ndjek citologjinë e përshkruar më lart, funksionin renal dhe hepatik (kreatinemin, provat e heparit, transaminazat) dhe vepron me dozat e marrjes së medikamentit në varësi të tyre.

Të pakten çdo tre muaj duhet të ndiqet nëpërmjet Elektroforezës të Hemoglobinës sidomos gjatë vitit të parë të mjekimit. Është shumë e rëndësishme të theksohet se Hydroxyurea nuk përdoret gjatë kohës së krizave të forta të dhimbjes që e detyrojnë të sëmurin të shtrohet në spital (nqs ajo krizë ndodh). Ajo fillohet menjëhere pas kalimit të krizës.

Kohëzgjatja e mjekimit:

Mjekimi është i vazhdueshëm, synohet të arrihet një dozë mbajtëse për të mos lejuar rritjen e parametrave të gjakut periferik dhe ndërpritet vetëm në rastet kur numri i leukociteve arrin < 4000 mm3 dhe numri i trombociteve <100.000 mm3 dhe rifillohet pas rritjes së tyre. (zakonisht 7-21 ditë nga ndërprerja e medikamentit). Është e detyrueshme që mjekimi të bëhet nën kontrollin e rreptë të gjakut periferik apo çdo muaj sipas hifrave të leukociteve dhe trombociteve.

Gjatë mjekimit duhet që të monitorohen funksioni renal, hepatic, ac.urik dhe elektrolitet.

Shënim: Hydroxyrea përbën për Hemoglobinopatitë një revolucion gjenetik (“Inxhinieri Genetike”) revolucion molekular, qelizor, klinik, prognostik për jetën e të sëmurëve.