Perdorimi i Dexa Neo pomade (Dexamethasone+Neomycine 3.5gr)

DEXAMETAZONUM + NEOMICINUM

Forme doza: Tubete – 3.5 gr pomade per sy
Emri gjenerik: Dexamethasonum + Neomycinum
Emri Tregetar: Dexa Neo pomade

Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: Per mjekimin afatshkurter te semundjeve inflamatore okulare, qe reagojne ndaj steroideve, ku eshte i nevojshem edhe trajtimi me antibiotike dhe vetem pasi te jene perjashtuar semundjet virale dhe mikotike.

Kunderindikacionet: Mbindjeshmeri e njohur ndaj perberesve te pomades (mund te shfaqet mbindjeshmeri e kryqezuar me antibiotiket e tjere aminoglikozidike) ,herpes simplex dhe semundje te tjera virale te kornese dhe konjuktives, semundje mikotike, tuberkuloz okular, infeksione purulente te pamjekuara.

Efektet anesore: Nga mjekimi lokal me neomicine mund te shfaqen reaksione mbindjeshmerie te tipit te vonuar qe mund te shkaktojne irritim, djegie, kruarje dhe dermatit. Kortikosteroidet locale , te perdorur per nje kohe te gjate, mund te shkaktojne rritje te tensionit intraokular me pasoje demtimin e nervit optik, uljen e shikimit dhe defekte te fushes pamore.Prandaj perdorimi i tyre duhet te shoqerohet me kontrollin e tensionit intraokular.

Predorimi afatgjate dhe intensive i tyre sjell si pasoje katarakte subkapsulare posteriore.Perdorimi i steroideve ne subjekte me semundje qe shkaktojne  hollim te kornese dhe skleres mund te shpjere deri ne perforacion.Infeksionet virale dhe ato mikotike mund te agravohen nga steroidet.

Doza dhe menyra e perdorimit: 0,5 cm pomade ne qesen konjuktivale 3-4 x ne dite.

Kohezgjatja e mjekimit: 1-3 jave.

Shenim: Aplikimi lokal duhet te shoqerohet me mjekim te pershtatshem sistemik. Te menjanohet mjekimi afatgjate sepse mund te coje ne sensibilizim te lekures dhe shfaqjen e mikroorganizmave rezistente. Neomicina mund te shkaktoje shurdhim te pjesshem apo te plote te prapesueshem kur perdoret nga goja ose kur perdoret lokalisht ne plage te hapura dhe lekure te demtuar. Ky efekt fuqizohet ne rastin e demtimit te veshkave dhe te melcise. Duhet patur parasysh sidomos ne perdorimin e dozave te larta ne femijet e vegjel.

Steroidet mund te maskojne apo te aktivizojne infeksionet, ne raste te tille ato duhet te shoqerohen me antibiotike. Perdorimi i kesaj pergatese shkakton turbullim te perkohshem te pamjes. Te semuret duhen paralajmeruar qe te drejtojne makinen dhe te punojne me makineri vetem pasi pamja te jete qartesuar.