Perdorimi i Ketonal (Ketoprofen 50 mg / 100 mg)

KETOPROFENUM   

Forme doza: Kapsula 50 mg dhe  100 mg dhe supoz. 100 mg 

Emri gjenerik: Ketoprofenum

Emri Tregetar: Ketonal

Indikacionet dhe kriteret qe percaktojne perdorimin: Si antiinflamator, analgjezike dhe antipiretike, mundet duke frenuar sintezen e prostaglandinave; perdoret per qetesimin e dhimbjes dhe inflamacionit osteoartikular ne: Artritin Reumatoid, Osteoartrit, Spondilitin ankilozant, krizat akute te Gutes, Artralgji.

Kunderindikacionet: Ne pacientet hipersensitive ndaj barit, Ulçer peptike, Kolit ulçeroz ose Hemorragji g.int. Polipe nazale, Asthma, Urtikarie nga aspirina.

Efektet anesore: Dhimbje koke, marrje mendsh, eksitacion i SNQ, depresion, Kujdes ne te semuret me demtime te funksionit renal, hepatik, Insuf. K.Kongjestive, DM, LES dhe ne ata qe perdorin barna nefrotoksike. Kujdes ne te moshuarit, Koagulopati pre-ekzistuese ose Hemofili. Mjekimi per nje kohe te gjate jep demtime te mukozes g.int. Mund te maskoje shenjat e infeksionit ne pacientet me frenim te hemopoezes nga kemioterapia.

Doza dhe menyra e perdorimit: Po: Ne patologji reumatizmale 100 – 200 mg/dite e ndare ne 2 –4 marrje. Ne artralgji 50 – 150 mg/dite e ndare ne 1 – 3 marrje.

Me rruge rektale: Perdoret me doze 100 mg nje here ne dite ne darke para gjumit.      Nuk rekomandohet perdorimi ne femije.

Kohezgjatja e mjekimit: Rivleresimi i terapise duhet bere çdo 4 – 6 jave.

Shenim: Pershkrim me te hollesishem mund te gjeni ne formularet e praktikes mjekesore dhe fleten shoqeruese te barit.