NITROFURANTOINUM
Forme doza: Tableta 100 mg
Emri gjenerik: Nitrofurantoinum
Emri Tregetar: Nitrofurantoin
Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: Ne infeksionet akute e rekurente te rrugeve te poshtme urinare, pas nderhyrjeve kirurgjikale urologjike, manipulimeve endourologjike per diagnostikim ose kurim. Perdoret dhe si profilaksi ndaj infeksioneve urinare, ka rezultat te shkelqyera ne mjekimin e infeksionve urinare nga Escherichia coli, Enterekokeve, Citrobacter, Stafilokokeve, Klebsiella dhe Enterobacter.
Kunderindikacionet: Mbindjeshmeri e njohur ndaj barit, ne raste me demtime te theksuara te funksionit te veshkave, kur kreatina eshte e larte. Ne fazen akute te ulcerave te stomakut, si ne grate shtatezane, ne femijet < 3 muaj, ne semundjet kronike te melcise, te mushkerive, shrregullimet neurologjike, diatezat alergjike, diabet te theksuar si dhe ne semundjet e gjakut.
Efektet anesore: Anoreksi, nause, te vjella, diare, urtikarije, shrregullime te formules se gjakut. Ne disa raste mund te shfaqen ikter kolekstatik, kruarje, reaksione akute ose kronike pulmonare (pleurite), neuropati periferike etj. Perdoret gjate ngrenies ose duke pire qumesht per te shmangur efektet anesore.
Doza dhe menyra e perdorimit: Ne infeksionet akute te panderlikuara te aparatit urinar mund te perdoren 50mg cdo gjashte ore (1/2 tablete). Ne infeksionet e renda kronike 1 tablete 100mg, 3 ose 4 here ne dite. Ne rastet e tjera sipas keshilles se mjekut keto doza mund te ulen ose mund te nderpriten kur efektet anesore jane te theksuara. Si profilaksi 2-3 dite para nderhyrjeve /manipulimeve kirurgjikale urologjike mund te perdoret me doze 50 mg , 4 here ne dite dhe vazhdon 3 dite me pas. Ne femijet mbi tre muajsh, ne infeksionet akute te aparatit urinar perdoret me doze 3 mg per kg peshe trupore ne dite ne 4 doza te ndara ne forme shurupi ose tablete per 7 deri ne 10 dite.
Kohezgjatja e mjekimit: Te gjitha keto mjekime e kane afatin e perdorimit 7 deri ne 10 dite gjithmone nen kontrollin e mjekut.
Shenim: Mbas perdorimit te ketij medikamenti mjeku duhet ta rikontrolloj pacientin duke i kerkuar berjen e analizave te gjakut etj.
Komentet