FUROSEMID
Formë Doza: Tableta 25 mg, 40 mg, Ampula 10 mg-2 ml
Emri Gjenerik: Furosemid
Emri Tregtar: Furosemide LFM
Indikacionet dhe Kriteret e Përdorimit: Furosemide është një molekulë që i përket kategorisë së diuretikëve të anses. Si i tillë Furosemide nxit eliminimin e lëngjeve në sajë të një mekanizmi të pengimit të riasorbimit të natriumit dhe klorit në nivelin e anses së Henle Indikacionet: Trajtimi i hipertensionit i gradës të lehtë apo të mesme. Trajtimi i edemave periferike. Trajtimi i të gjitha formave të edemave me gjenezë kardiake, renale, hepatike, abseset abdominale si pasojë e cirrozës hepatike, bllokimit mekanik dhe insufiçiencës kardiake; edemave me origjinë renale. Encefalopati hipertensive, urgjenca hiperensive, urgjenca kardiologjike.
Kundërindikacionet: Mbindjeshmëria ndaj principit aktiv ose nga një prej eksipientëve. Insufiçiencë renale anurike që nuk i përgjigjet trajtimit me furosemide.Ipokalemi ose Iponatriemi. Pre-koma ose koma e shoqëruar me encefalopatinë epatike.
Efektet Anësore: Gjatë trajtimit me Furosemide dhe në veçanti gjatë trajtimit të cirrozës hepatike ashtu si dhe për të gjithë diuretikët këshillohet të fillohet trajtimi i saj në ambjent spitalor, që të mund të ndërhyhet në mënyrën e duhur nëse gjatë diurezës shfaqen tendenca për koma hepatike.
Trajtimi me Furosemide, ashtu si për të gjithë diuretikët e anses se Henle-s ka nevojë për kontrolle të rregullta. Në veçanti është i nevojshëm mbajtja nën kujdes e pacientëve për rastet e mëposhtme:
- Pacientët me hipotension
- Pacientë me stenozë domethënësë të arterieve koronare ose të enëve të gjakut që furnizojnë me gjak trurin
- Pacientët me diabet melit të fshehur ose të shfaqur.
- Pacientë me guta.
- Pacientë me sindromën hepatorenale, p.sh me insufiçiencë renale funskionale që lidhetme hepatopati të rëndë.
- Pacientë me hipoproteinemi, p.sh. që lidhet me sindromën nefrotike (veprimi i furosemide mund të rezultojë i dobësuar dhe ototoksiciteti i saj i rritur). Kërkohet kujdes i veçantë në përcaktimin e dozimit.
Në përgjithësi gjatë terapisë me furosemide rekomandohet monitorimi i rregullt i natriumit në gjak, potasiumit dhe kreatininemisë; në veçanti një kontroll i shtuar rekomandohet për pacientët me risk të lartë për çekuilibër elektrolitik ose kur verifikohet një eliminim domethënës.
Komentet