Perdorimi i Dexamethason (Dexamethasone 0.5 mg)

DEXAMETHASONUM
Forme doza: Tableta 0.5 mg
Emri gjenerik: Dexamethasonum
Emri Tregetar: Dexamethason

Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: Ne mjekimin e çrregullimeve inflamatore dhe alergjike, ne gjendjet e shokut, ne venien e diagnozes se Cushing-ut, ne mjekimin e Hiperplazise adrenale kongenitale, ne edemat cerebrale, ne semundjet reumatizmale.

Kunderindikacionet: Paciente me Morbus Cushing, osteoporoze e perparuar, paciente me çrregullime mendore, paciente me TBC ne fazen aktive, grate shtatzena.

Efektet anesore: Hipertension, Diabet steroid, osteoporoze, çrregullime mendore (depresion), Sindrom Cushing, nderprerje e rritjes tek femijet, ulçera peptike, perphapje e shpejte e infeksionit.

Doza dhe menyra e perdorimit: Nga goja jepet ne doze 0.5 – 9 mg ne dite. Per provat e frenimit jepen 1,2 ose 8 mg.

Dexametason ne nje dhenie te vetme.

Tek femijet dozat jane 0.2-0.5 mg/kg/dite.

(Me injeksion im ose iv fillimisht jepen 0.5-20 mg. Ne edemat cerebrale iv fillimisht jepet 10 mg, pastaj 4 mg im cdo 6 ore per 2-10 dite).

Kohezgjatja e mjekimit: Zakonisht mjekimi me Dexametason eshte per periudha te shkurtra kohe.  Perjashtim ben ketu mjekimi i hiperplazise adrenale kongenitale.