CIPROFIBRATE
Forme doza: Tablete 100 mg
Emri gjenerik: Ciprofibrate
Emri Tregetar : Lipanor
Indikacionet dhe kriteret e perdorimit:
Prevenim primar: hiperkolesterolemi totale, te LDL-kolesterolit, prishje te raportit HDL/LDL kolesterol dhe sidomos ne hipertrigliceridemi; tek te semuret me semundje iskemike te zemres, diabetiket.
Prevenim sekondar: ne te semuret qe vuajne me SAK, pavaresisht nga niveli I kolesterolit total apo LDL-kolesterolit total (edhe kur ai gjendet ne norme), sepse ne SAK pervec se ai redukton LDL e Kolesterolin total, ben edhe stabilizimin e pllakes aterosklerotike, redukton mortalitetin dhe morbilitetin kardiovaskular.
Kunderindikacionet: Ne reaksione alergjike nga bari ose ndonje nga perberesit, shtatzani, laktacion, insuficience hepatike sever, insuficience renale severe.
Efektet anesore: Dhimbje koke, vertigo, crregullime digjestive, gastrike, intestinale, rash, reaksione alergjik kutane, fibrose pulmonare, pneumoni, rritje te transaminazave dhe mialgji difuze ne rast rhabdomyolizes.
Doza dhe menyra e perdorimit: Ne varesi te shkalles se dislipidemise mund te merret 1 tablete ne dite gjate marrjes se ushqimit ne mbremje.
Mbajtja e rregjimit ushqimor eshte gjithmone e nevojshme.
Kohezgjatja e mjekimit. Trajtimi kronik. Ne varesi te ecurise se semundjes dhe pergjigjes se te semurit ndaj mjekimit.
Shenim: Te perdoret me kujdes ne semundjet inflamatore renale shoqeruar me sindrom nefrotik, insuf. renale dhe hepatike, hipotiroidizem, hipoalbuminemi.
Komentet