ENALAPRILUM
Forme doza: Tableta 20 mg
Emri gjenerik: Enalaprilum
Emri Tregetar: Prilenap
Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: Hipertensioni arterial esencial i te gjitha stadeve. Hipertensioni reno-vaskular. Insuficienca kardiake e te gjitha klasave. Infarkti akut i miokardit.
Kunderindikacionet: Hipersensitivitet ndaj enalaprilit ose metabolitit te tij enalaprilatit, histori per edeme angioneurotike ose edeme angioneurotike te shfaqur nga perdorimi i meparshem i ndonje ACE-i.Porfiri. Shtatzani. Laktacion.
K/indikacione relative: Hiperkalemi, stenoze bilaterale e arterieve renale ose e nje reni unik. Hipotensioni tranzitor nuk eshte kunderindikacion.
Efektet anesore: Cefale, asteni, vertigo, sinkop, Hipotension ose hipotension ortostatik, prurit, rash, krampe muskulare, kolle e that, angioedema (edema Quink), lodhje, spazma muskulare, neutropeni dhe anagrulocitoze ( ne terren insuficience renale dhe kolagjenoze). Mund te rrise transaminazat, uremine, kreatinemine, te jape hiperkalemi, proteinuri ose ikter kolestatik te cilat rikthehen ne norme pas nderprerjes se terapise.
Doza dhe menyra e perdorimit: Hipertensioni primar fillohet me 5 mg nje here ne dite ose 5 mg dy here ne dite me doze mbajtese 10- 20 – 40 mg/dite ne nje doze te vetme ose te ndare ne dy doza. IKK fillohet me dozen 2,5 mg /dite me doze mbajtese 5- 20 mg max 40 mg/dite ne nje ose 2 doza. Hipertensioni renal 2,5- 5 mg me doze mbajtese 5-10 mg (sipas vlerave te klirensit renal).
Kohezgjatja e mjekimit: Ne varesi te ecurise se semundjes dhe pergjigjes se pacientit ndaj mjekimit.
Shenim: Doza mbajtese nuk duhet te ule tensionin arterial sistolik < 90 mmHg.
Komentet