Perdorimi i Durogesic (Fentanyl 25mcg/h; 50mcg/h)

FENTANYL

Formë Doza: Patch 25mcg/h, 50mcg/h

Emri Gjenerik: Transdermal Fentanyl

Emri Tregtar: Durogesic

Indikacionet dhe Kriteret e Përdorimit: Dhimbja kronike e zgjatur në kancer ose jo kancer kur janë konsumuar alternativa të tjera opioidesh si morfinë, hydromorfon dhe rezultatet kanë qenë jo pozitive. Pacientë me dhimbje kronike të zgjatur me vështirësi në gëlltitje apo të pamundur për të administruar opioide në rrugë si s/c dhe i/v. Pacientë me dhimbje në terren të insufiçiencës së rëndë renale e hepatike.

Kundërindikacionet: Hypersensibilitet ndaj barit, opioideve, dhimbja akute (kohëzgjatje e shkurter), dhimbja post operatore, dhimbje të lehta deri të moderuar, tek fëmijet nën 2-vjeç, astma bronkiale, shtatzani.

Efektet anësore: Konstipacion, nausea, përgjumje, pafuqi, dhimbje koke, skuqje e irritim i zonës, problem të frymëmarjes dhe zemrës në rastet e mbidozimit.

Doza dhe mënyra e përdorimit: Fentanyl patch 25 mcg dhe 50 mcg përdoret në pacientë që të paktën kanë përdorur 60 mg morfinë, 30 mg oksikodon apo 8 mg hydromorfon në ditë për jo më pak se një javë. Doza rregullohet në varësi të ndryshimit të opioidit dhe rrugës së administrimit (dozat equianalgjezike të opioideve) dhe shkon nga 25 mcg deri 150 mcg.

Për të arritur dozat e kërkuara sipas rastit vendosen disa patche me doza të ndryshme. Për dozën 75 mcg, vendoset një patch Fentanyl transdermal 25 mcg dhe një fentanyl transdermal 50 mcg, për dozën 100 mcg dy patche fentanyl transdermal 50 mcg apo për dozën 150 mcg tre patche fentanyl transdermal 50 mcg. Zona të preferuara të aplikimit janë në shpatull dhe regjionin pectoral. Aplikohet çdo 72 orë.

Kohëzgjatja e mjekimit: Për kohë të pa përcaktuar në varësi të persistencës së dhimbjes dhe përgjigjes ndaj medikamentit.

Shënim: Kujdes i veçantë dhe monitorim për pacientë që trajtohen dhe me cytocrom P450 3A4 inhibitorë si; ketoconazoli, itraconazoli, klaritromycin, amiodaron, diltiazem, fluconazol, verapamil etj. Fentanyli potencialisht ndikon statusin mental dhe fizik, për pasojë nuk lejohet që pacientët të ngasin e operojnë makineri.