TIMOLOLUM
Forme doza: Flakon 0,5% – 5 ml, pika per sy
Emri gjenerik: Timololum
Emri Tregetar: Cusimolol
Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: Ulja e tensionit intraokular ne glaukome kronike me kend te hapur, perfshire edhe te semuret afakike, disa glaukoma sekondare. Indikohet si mjekim shoqerues ne glaukomen kongenitale.
Kunderindikacionet: Hipersensibilitet i njohur ndaj b-bllokuesve dhe perberesve te tjere te pergateses, astem bronkiale,bronkopneumoni kronike obstruktive, bradikardi sinusale, bllok atrioventrikular i grades 2 ose te 3, dekompensim i theksuar i zemres,shok kardiogjen, ne te semuret qe mbajne lente kontakti te buta, ata qe marrin b-bllokues sistemik.Perdoret me kujdes ne shtatzani dhe ne periudhen e laktacionit.
Efektet anesore: Depresioni, ankthi, konfuzioni, bradikardia, aritmia kardiake, obstruksioni i bronkiolave. Ne sy mund te jape keratitis superficial punctata dhe anestezi korneale. Ne disa paciente ndodh nje ulje e mprehtesise se pamjes e pashpjegueshme.
Doza dhe menyra e perdorimit:
Te rritur: 2 pika 2 here ne dite; Femije: fillohet 1 pike 0,25 % cdo 12 ore dhe mund te rritet ne 1pike 0,5 % cdo 12 ore.
Kohezgjatja e mjekimit: Perdorim i pakufizuar.
Komentet