VALSARTANUM
Forme doza: capulas 80 mg , tableta 160 mg
Emri gjenerik: Valsartanum
Emri patente: Diovan
Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: Hipertensionin arterial te pakomplikuar dhe te komplikuar me Diabet, insuficience renale dhe insuficience kardiake. I vetem ose i kombinuar me barna te tjera.
Insuficience kardiake (NYHA II-IV). Ka nja avantazh te vogel ndaj Losartanit se per shkak te metabolizmit te tij minimal mund te perdoret ne insuficience te lehte deri te moderuar hepatike.
Kunderindikacionet: Hipersensitivitet ndaj valsartanit, hipersensibilitet ndaj ARB te tjere, hiperaldosteronizem primar, shtatezani, trimestri II dhe III, Insuficience renale e rende (Klirensi i Kreatinines <30 mL/min) Stenoza e arteries renale, insuficience hepatike e rende.
Efektet anesore: Ataksi, lodhje, hypotension, hiperkalemi, dhimbje barku, neutropeni, kolle, infeksione respiratore te siperme, rinit, sinusit, artralgji, takikardi, keqesim te funksionit renal, rritje e enzimave hepatike dhe rralle disfunksion hepatik i rende.
Doza dhe menyra e perdorimit: HTA: 80 mg, nje here ne dite ne nje marrje deri ne 160 mg/dite ne rast nevoje (efekti maksimal observohet brenda 4-6 javeve).
Insuficience kardiake 40 mg dy here ne dite, deri ne 80 mg dy here ne dite. Rritja e dozes ditore mbi 80 mg, ka me pak efekte antihipertensive se shtesa e nje diuretiku ne dozen 80 mg.
Kohezgjatja e mjekimit: Ne varesi te ecurise se semundjes dhe pergjigjes se pacientit ndaj mjekimit. Trajtimi kronik.
Shenim: Shenja e mbidozimit jane hipotensioni dhe takikardia.
Komentet