PILOKARPINI HYDROCLORIDUM
Forme doza: Flakon 2 %-10 ml pika per sy
Emri gjenerik: Pilokarpini hydrocloridum
Emri Tregetar: Pilocollyre
Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: Mjekimi i glaukomes kronike me kend te hapur dhe glaukomes akute me kend te ngushte.
Kunderindikacionet: Hipersensibilitet i njohur ndaj pilokarpines dhe perberesve te tjere te pergateses, irit akut, uveit anterior dhe disa forma te glaukomes sekondare, te semure qe mbajne lente kontakti te buta.
Perdoren me kujdes ne te semure me insuficience kardiake akute, astem bronkiale, ulcer peptike, HTA, obstruksion te traktit urinar dhe Parkinson, sidomos ne te semure kronike qe mjekohen per kohe te gjate.Perdoret me kujdes ne drejtuesit e makinave dhe ata qe punojne ne makineri.
Efektet anesore: Djegje, dhimbje, kruarje,spazma ciliare, kongjestion konjuktival, sensibilizim i qepallave dhe konjuktives, ulje e mprehtesise se pamjes ne kushtet e ndricimit te kufizuar, shtim i bllokut pupilar,shkolitje e retines dhe hemorragji vitreale, dhimbje koke ne te semuret e rinj qe sapo e kane filluar mjekimin.
Perdorimi afatgjate shoqerohet me opacifikim te kapsules posterior dhe alergji te konjuktives dhe kapakeve. Efektet e rralla sistemike qe mund te shfaqen pas perdorimit te pilokarpines jane: HTA, takikardi,spazma bronkiale, edeme pulmonare, shtim i sekrecionit te peshtymes, djersitje, te perziera, te vjella, diarre.
Doza dhe menyra e perdorimit: 1 ose 2 pika ne sy deri 4 here ne dite. Kohezgjatja e mjekimit: Sipas ecurise te semundjes, i pa kufizuar.
Komentet