PHENYTOINE
Formë doza: Tableta 100 mg
Emri gjenerik: Phenytoine
Emri Tregëtar: Dintoina
Indikacionet dhe kriteret e përdorimit:
- antiepileptik: të gjitha format e epilepsisë përveç absancës (petit mal)
- neuralgjia trigeminale
Kundërindikacionet:
Kujdes në problemet hepatike, në gravidancë dhe në ushqyerjen me gji, mënjano ndalimin e menjëhershëm si edhe përdorimin në rast porfirie.
Efektet anësore: Nauze, të vjella, konfuzion mendor, marrje mendësh, dhimbje koke, tremor, insomni, rrallë: diskinezi, neuropati periferike. Mbidozimi shkakton: ataksi, të folur të ngadalsuar, nistagmus dhe errësim të pamjes, acne, hirsutizëm, hepatit, LE, nekrolizë epidermale toksike, limfadenopati, hipertrofi gingivale. Rrallë shkakton ndryshime hematologjike: anemi megaloblastike, leukopeni, trombocitopeni, agranulocitozë, anemi aplazike.
Doza dhe mënyra e përdorimit: Fillohet me 100-200 mg në ditë dhe rritet gradualisht sipas gjendjes deri në 300-400 mg\ditë (maksimumi 600 mg\ditë). Te fëmijët rekomandohet 5-8 mg\kg peshë në ditë. Doza max. 300 mg/dite. Merret me ushqimin, ose mbas tij.
Kohëzgjatja e mjekimit: Sipas këshillës së mjekut neurolog, mund të zgjatet mjekimi me vite. Si për të gjithë antiepileptikët preferohet që vendimi për fillimin e mjekimit dhe për ndërprerjen e tij, të merret në Punktin e Epilepsive, Shërbimi Universitar i Neurologjisë, QSU Tiranë. Vazhdimi i mjekimit mund të realizohet në bashkepunim të mjekut të familjes me mjekun specialist të rrethit.
Shënim: Lidhja ndërmjet dozës dhe koncentrimit plazmatik nuk është lineare. Ka indikacion për monitorim të koncentrimeve plazmatike gjatë vazhdimit të mjekimit, sidomos në rastet rezistente ndaj mjekimit. Kujdes ndërveprimet me barnat e tjerë.
Komentet