BUDESONIDE
Forme doza: 100 mcg/dose -200 doza, 200 mcg/doze -100 doza inhalacion,
flakon Glukokortikosteroid me efekt te larte antiinflamator lokal
100 mcg/dose, 200 dosa
200 mcg/doze inhalacion, 100 doza
Emri gjenerik: Budesonide
Emri tregetar: Miflonide
Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: Astma bronkiale- mjekim mbajtes.
Kunderindikacionet: Kunderindikohet ne pacientet me hipersensibilitet ndaj budesonidit apo nje prej perberesve.
Efektet anesore: Te zakonshme: kandidoze orofaringeale, disfoni, tharje te gojes dhe fytit, Te rralla: nervozizem, depression, crregullime sjelljes, rash, urtikaria, dermatit, angioedema, bronkospazma.
Doza dhe menyra e perdorimit:
Doza ditore: Sipas moshes/formes semundjes >14 vjec: 200-1600 μg Doza mujore: 1-2 flakone (200doza).
Zgjatja e mjekimit: Mjekimi eshte i vazhdueshem. Skema e trajtimit dhe doza percaktohen ne menyre periodike ne varesi te gjendjes se pacientit dhe ecurise se semnundjes – pas konsultes me alergologun.
Shenime:
–Astma bronchiale forma persistente e lehte – perdoret si mjekim mbajtes budesonide 100mcg 2×1 deri 2×2 inhalime ne dite; budesonide 200 mcg 1×1 deri 2×1 inhalime ne dite; minimumi per 3 – 6 muaj; me pas percaktohet skema dhe doza e vazhdimit te terapise ne varesi te gjendjes se pacientit, pas konsultes me alergologun
–Astma bronchiale forma persistente e mesme – perdoret si mjekim mbajtes
budesonide 100mcg 2×2 deri 2×4 inhalime ne dite; budesonide 200 mcg 2×1 deri 2×2 inhalime ne dite plus nje beta-2 adrenergjik me veprim te zgjatur; minimumi per 3-6 muaj; me pas percaktohet skema dhe doza e vazhdimit te terapise ne varesi te gjendjes se pacientit, pas konsultes me alergologun.
–Astma bronkiale forma persistente e rende – perdoret mjekim mbajtes
budesonide 200 mcg 2×2 deri 2×4 inhalime ne dite per nje periudhe rreth 6-8 muaj; plus
nje beta-2 adrenergjik me veprim te zgjatur; me pas percaktohet skema dhe doza e
vazhdimit te terapise ne vartesi te gjendjes se pacientit, pas konsultes me alergologun.
-V.O. Si rregull doza varion ne vartesi te gravitetit te semundjes: mjekimi mbajtes per te gjitha rastet vazhdon 3-6 muaj. Ne se astma kontrollohet per tre muaj rrjesht tentohet te ulet doza gradualisht (step down): ne se nuk ka permiresim doza rritet (step up).
Komentet