ACIDUM URSODEOXYCHOLICUM
Forme Doza: 150 mg, Kap. 250 mg, Tab. 300 mg
Emri Gjenerik: Acidum Ursodeoxycholicum
Emri Tregetar: Ursofalk
Indikacionet dhe Kriteret e Perdorimit:
Acidum Ursodeoxycholicum perdoret per shkrirjen e gureve kolesterinike (ose kryesisht kolesterinike) te kolecistes e te rrugeve biliare. Guri ne fjale apo vellimi i pergjithshem i gureve te pranishem nuk duhet te kaloje 1 cm kub. Kusht i rendesishem per efektin e mire te barit eshte funksioni i ruajtur i kolecistes dhe rruget biliare te lira. Indikacion tjeter perbejne gjendjet pas kolecistektomise, me mikrokalkulose te rrugeve biliare. Perdoret ne kolestazen intrahepatike te shkaktuar nga hepatitet kronike virale, cirroza hepatike, semundja alkolike e melcise, hepatopatite dhe kolangiopatite autoimune, cirroza biliare primare, kolestaza e shtatzanise, kolestaza toksike dhe medikamentoze dhe kolestaza e sem. te mbingarkeses (Wilson dhe Hemokromatoza).
Kunderindikacionet: Ne te semuret me kolecistit akut, obstruksion te rrugeve biliare, kolangit acut, pankreatit akut, ato me episode te renda dhe te shpeshta te kolikes biliare. Kunderindikacion relativ perben semundja infl. e Chron dhe Koliti Ulçeroz, demtimi i rende paraekzistues i parenkimes hepatike, gastriti erroziv dhe ulçera aktive. Nuk rekomandohet perdorimi i tij ne grate shtatzena.
Efektet Anesore: Jane te rralla dhe te parendesishme. Ndonjehere vihen re diare, rritje e moderuar e transaminazave dhe e nivelit te kolesterolit ne serum.
Doza dhe menyra e perdorimit: 10–15 mg/kg/dite, nga goja, ne dy-tre marrje, ne dite, pas ngrenies.
Kohezgjatja e mjekimit: Per shkrirjen e gureve te temthit perdoret 6 muaj me radhe. Ne rsat se pas kesaj periudhe kohore nuk konfirmohet shkrirja apo zvogelimi ne masen 50% e vellimit te permasave te gurit, bari nderpritet perfundimisht. Ne te kundert, kur pas 6 muajve vertetohen rezultate pozitive, mjekimi vijon me tej edhe per 1 apo 1,5 vjet me te njejtat doza. Ne te semuret me kolestaze intrahepatike mjekimi zgjat sipas natyres se shkaktarit te semnudjes nga 3 muaj deri ne 12 muaj. Ne semundjet autoimune kohezgjatja e mjekimit mund te jete me vite.
Shenim: Perdorimi si gureshkrires duhet te percaktohet me shume kujdes dhe nen kontroll periodik.
Komentet