AMPICILLIN
Forme Doza: Flakon injec. 1 gr.
Emri gjenerik: Ampicillin
Emri Tregetar: Ampicillin
Indikacionet dhe Kriteret e Perdorimit: Epiglotiti akut, Epliglotiti akut streptokoksik, Endocarditi Bacterial, Meningiti Bacterial, Pneumonia Bacteriale, Septicemia Bakteriale, Infeksionet bakteriale te traktit urinar, Bronkit kronik, Dysenteri, Tifo abdominale, Septicemia nga E. Coli, Endocarditi nga Enterokoku, Escherichia Coli Meningitis, Gastroenteritet nga salmonela, Shigela, Pneumonia nga Hemofilus influencae, Meningiti Meningokoksik, Pneumokoksik Infeksionet kutane, Pneumoni stafilokoksike, Endokardit dhe septicemi nga Stafilokoku i arte, Endokardit, pneumoni, septicemi, tonsillitstreptokoksik, sinusit acut bakterial, Otit media acut, Infeksione te traktit biliar.
Per shkak te spektrit te gjere dhe aktivitetit bactericid, eshte i pershtatshem per fillimin e terapise empirike. Gjithsesi, duhen realizuar studime bakterologjike per te percaktuar shkaktarin bashke me ndjeshmerine ndaj barit.
Kunderindikacionet:
Hiperndjeshmeri ndaj Penicillines.
Efektet Anesore: Nauze, Rash (nderprit mjekimin), diarre, rralle: kolit antibiotik-lidhur, reaksione alergjike deri ne shok anafilaktik.
Doza dhe menyra e perdorimit: Ne adult 4-12 g/dite e ndare ne 4-6 marrje. Per perdorim im: Hollohet flakoni si me poshte:
flacon | Sasia e diluentit | Vellim pas hollimit | Perqendrimi |
1 gm | 3.4 ml | 4.0 ml | 250 mg/ml |
Dhe aplikohet thelle ne muskul sipas procedurave. Per perdorim direkt iv, flakoni standart 1 g hollohet me te pakten 7.4 ml uje steril per injektim, administrohet ngadale per 10 – 15 min. Per perdorim iv te vazhdueshem, hollohet si ne perdorimin intramuskular (Shih tab) pastaj tundet mire permbajtja dhe hollohet me tej ne koncentrime <30 mg/ml.
Kohezgjatja e mjekimit: Zakonisht trajtimi duhet te vazhdoje 48 – 72 ore pasi jane zhdukur simptomat, mesatarisht 10 dite. Ne infeksionet e renda si sepsis, trajtimi vazhdon gjate 3-6 jave.
Komentet