Perdorimi i Flixotide (Fluticasone Propionate 50 mcg -120 doza / 250 mcg -60 doza)

FLUTIKASONUM PROPIONATUM

Forme Doza: Flakon 50 mcg/doze- 120 doza inhalacion Flakon  250 mcg/doze- 60 doza inhalacion

Emri gjenerik: Flutikasonum Propionatum

Emri Tregetar: Flixotide

Indikacionet dhe kriteret qe percaktojne perdorimin: Trajtimin e Astmes Bronkiale –mjekimi mbajtes. dhe Semundje Pulmonare Obstruktive Kronike (SPOK).

Kunderindikacionet: Mbindjeshmeri ndaj perberesve te saj, ne gravidance, laktacion.

Doza dhe menyra e perdorimit: Sipas moshes dhe formes se semundjes:

Doza ditore:

4 -16 vjeç: 100 – 500 mcg;

mbi 16 vjeç: 500 – 1000 mcg.

Kohezgjatja e mjekimit: Tek adulte dhe femije nga 4 – 16 vjeç: Astma Bronkiale ne formen persistente te lehte –50 mcg perdoret minimumi per 3 muaj si mjekim mbajtes 2 x 1 deri 2 x 3 inhalime ne dite; me pas per vazhdimin e tij vendoset ne varesi te gjendjes nga mjeku Alergolog, Pneumolog ose spec. S.profesionale.

Astma Bronkiale ne formen persistente te mesme – perdoret si mjekim mbajtes 2 x 2 deri 2 x 5 inhalime ne dite minimumi per 3 – 6 muaj, me pas percaktohet skema dhe doza e vazhdimit te terapise ne varesi te gjendjes se pacientit dhe per tre muaj te tjere per stadin e dyte, pas konsultes me Alegologun.

Astma Bronkiale ne formen persistente te rende – perdoret mjekim mbajtes 2 x 3 deri 2 x10 inhalime ne dite per nje periudhe rreth 3 – 6 muaj ne varesi te gjendjes se pacientit.V.O.

Si rregull doza varion ne varesi te gravitetit te semundjes: mjekimi mbajtes per te gjitha rastet vazhdon 3 – 6 muaj. Nese Astma Bronkiale kontrollohet per 3 muaj rresht tentohet te ulet doza gradualisht (step down); nese nuk ka permiresime doza rritet (step up): Tek femijet nen 14 vjeç jepet 2 x 1 inhalime ne dite ne varesi te gjendjes se pacientit dhe me pas pershtatet doza qe te reduktohen ne maximum efektet anesore te medikamenteve.