Chloramfenicol + Metronidazol + Nistatinë + Hydrocortizon acetat (200mg/500mg/660000Nj.N) -15mg
Formë Doza: Ovulë
Emri gjenerik: Chloramfenicol 200 mg, Metronidazol 500 mg, Nistatine 660000 UI Hydrocortizon acetat 15 mg.
Emri Tregëtar: Cervugid
Indikacionet dhe Kriteret e Përdorimit:
- Në vaginitet dhe cervicitet e shkaktuara nga bakteriet anaerobe dhe aerobe gram pozitive ose gram negative, ricketsia dhe mycoplazma. Në infeksionet e bashkëngjitura me HPV.
- Në mykozat e shkaktuara nga Candida në kombinim me lloje të tjera mikroorganizmash.
- Në vaginitet e shkaktuara nga njëri prej agjenteve ose vaginitet mikse të shkaktuara nga kombinimi i Trichomonas vaginalis, Candida albicans, Mycoplasma Hominins, Chlamydia trachomatis, bakterieve gram negative dhe gram pozitive.
- Në parandalimin e vaginiteve dhe cerviciteve tek gratë që marrin terapi imunosupresive, kimioterapi dhe ato që i nënshtrohen radioterapisë.
- Në parandalimin e vaginiteve dhe cerviciteve në pacientë që do t’i nënshtrohen interventeve kirurgjikale në zonën gjenitale.
- Në trajtimin e nënave shtatzëna me infeksione cervico-vaginale duke parandaluar: infeksionet amniotike, rupturat e parakohshme të membranave dhe lindjet premature.
- Në vaginitet gjatë menopauzës.
- Në eleminimin e florës patogjene para Pap Testit, për të qartësuar fushën mikroskopike dhe për të lehtësuar interpretimin e tij.
Kundërindikacionet:
Në rastet e intolerancës ose në rast të reaksionit nga përbëresit dhe në tremujorin e parë të shtatzanisë.
Efektet Anësore: Nuk ka.
Doza dhe mënyra e përdorimit: Një ovulë në ditë në vaginë.
Kohëzgjatja e mjekimit: Për 12 ditë rresht dhe me mundësi përsëritje në se infeksioni nuk është shëruar plotësisht.
Shënim: Cervugidi, për vetitë dhe përbërësit që ka, është një ovul e veçantë dhe e domosdoshme në mjekimin infeksioneve seksuale cerviko-vaginale tek gratë. Në arsenalin e mjekimit të infeksioneve cerviko-vaginale, është ovula më e kompletuar nga përbërësit dhe me një efektshmëri shumë të mirë.
Komentet