MULTIENZYMES
Forme doza: Lipase+Amilase+Protease (10 000 + 8 000+600 Nj. N)
Emri gjenerik: Multienzymes
Emri Tregetar : Creon
Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: Në te semuret e diagnostikuar me fibrozë kistike të pankreasit- Mukoviscidoze. Si bar me bazë enzimen pankreatike, përdoret në sindromin e malabsorbimit të lidhur me insuf. Pankreatike.
Kunderindikacionet: Meqënëse pankrelipaza prodhohet nga pankreasi i derrit, është i kundërindikuar në pacientët me reaksione alergjike nga proteinat e derrit.
Efektet anesore: Në pacientët që mjekohen gjatë dhe me doza të larta të lipazes, mund te cfaqen ngushtime fibrotike në kolon ascedente.
Doza dhe menyra e perdorimit: Dozat e fermentit, për cdo pacient janë individuale dhe llogariten nga mjeku kurues, bazuar ne rekomandimin e specialistit te Sh.Pediatrik te QSU “Nene Terza” Tirane. Sasia nuk duhet te kaloje 10 000 NJ. N kg/ peshe /dite. Shperndarja e dozave ditore do te jete e lidhur me ushqimin sipas vakteve. Saisa e kapsulave mund të luhatet nga 2-4 per çdo vakt dhe një kapsule për cdo ushqim midis vakteve. Kapsulat përmbajnë minimikrosfera, rezistente ndaj acidit gastrik dhe pepsinës. Kapsulat mund të gëlltiten, ose në pamundësi, duhet të hapen dhe minimikrosferat gëlltiten me lengje. Merret menjëhere para ushqimit ose gjatë tij.
Kohezgjatja e mjekimit: Nga koha e diagnostikimit në vazhdimësi gjatë gjithë jetës.
Shenim: Bari ruhet në vende të freskëta, temp. deri 24 gradë C, pa lgështi, sepse mbështjellsja e minimikrosferave dëmtohet nga lagështia dhe temp.e larta. Kapsula e nxjerre nga blisteri, nuk duhet të ftohet përsëri, sepse lagështia kondesohet në sipërfaqe të kapsulës.
Komentet