LEVETIRACETAM
Formë doza: Flakon 100 mg/ml – 300 ml oral solution; Tablet 500 mg/fc
Emri gjenerik: Levetiracetam
Emri Tregëtar: Epixx
Indikacionet dhe kriteret e përdorimit: Antiepileptik: Indikohet në krizat parciale pa ose me gjeneralizim sekondar, si mjekim shtesë.
Zakonisht si alternativë në pacientët me formë rezistente të epilepsisë.
Kundërindikacionet:
Hipersensibiliteti ndaj barit. Nuk dihen efektet mbi shtatzaninë. Insufiçienca e rëndë renale dhe hepatike. Kujdes ndërveprimin e barnave.
Efektet anësore:
Somnolenca, astenia, vertigo, ataksi dhe inkordinim motor, simptoma psikike të tipit të depresionit, eksitacionit, ankthit, apatisë, labilitetit emocional. Mund të vërehen ulje të lehta të vlerave të hemoglobinës, hematokritit, leukociteve dhe eritrociteve zakonisht pa indikacion për ndërprerjen e terapisë.
Dozat dhe mënyrat e përdorimit: Te adoleshentët (12 – 17 vjec) dhe të rriturit, fillimi i mjekimit bëhet me doza të vogla, me rritje graduale. Rekomandohet ndarja në dy marrje ditore. Doza maksimale vendoset sipas secilit pacient dhe nuk duhet të kalojë mbi 2×1500 mg në ditë.
Në pacientët me probleme renale, doza duhet të përshtatet edhe me funksionin renal, duke vlerësuar klirencin e kreatininës.
Përdorimi i solucionit oral për fëmijët dhe adoleshentët nën peshën 50 kg: doza e përgjithshme ndërmjet 20 dhe 60 mg/kg peshë çdo ditë, për adoleshentët mbi 50 kg: ndërmjet 1000 mg (10 ml) dhe 3000 mg (30 ml) në ditë. Këshillohet marrja 2 herë në ditë, e tretur në ujë.
Kohëzgjatja e mjekimit: Mjekimi mund të zgjatet me vite. Vendimi për fillimin e mjekimit dhe për ndërprerjen e tij, duhet të merret në Punktin e Epilepsive, Shërbimi Universitar i Neurologjisë, QSU Tiranë. Vazhdimi i mjekimit mund të realizohet në bashkëpunim të mjekut të familjes me mjekun specialist të rrethit.
Shënim: Levetiracetami është një antiepileptik i serisë së re, me gamë të gjerë përdorimi, zakonisht përdoret si mjekim shtesë në rastet me epilepsi resistente ndaj terapisë.
Komentet