CLOMIFENUM
Forme doza: Tableta 50 mg
Emri gjenerik: Clomifenum
Emri Tregetar: Clomid
Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: Per mjekimin e infertilitetit anovulator.
Kunderindikacionet: Semundje te melcise, ciste ovariale, karcinome endometriale, shtatzani, hemorragji uterine jonormale me origjine te papercaktuar. Para fillimit te mjekimit duhen bere ekzaminime pelvike.
Kujdes: Nga perdorimi i tij ekziston rreziku i shtatzanive te shumefishta. Mund te shfaqet turbullim i shikimit duke veshtiresuar punen me makineri dhe drejtimin e automjeteve.
Efekte anesore: Shfaqen me shpesh kur perdoren doza te larta te tij. Mund te permendim: crregullimet e te parit, hiperstimulim ovarial, skuqje e fytyres dhe afshe te nxehta, shqetesime abdominale, te perziera, te vjella, depression, pagjumesi, zbutje e gjirit, shtim ne peshe, ekzantema, marrje mendsh, renie flokesh. Konstatohen edhe urtikarie, reaksione alergjike, eriteme multiforme, ekimoze, edeme angioneurotike, tromboze cerebrale, reaksione psikotike, crregullime te te folurit.
Doza dhe menyra e perdorimit: 50 mg ne dite per 5 dite duke filluar brenda 5 diteshit nga shfaqja e menstruacioneve, me mire diten e 2 kur cikli ka perfunduar. Cikli i dyte i mjekimit eshte 100 mg ne dite per 5 dite. Mjekimi i pershtatshem eshte deri ne 3 cikle. Mjekimet afatgjata nuk rekomandohen.
Kohezgjatja e mjekimit: Eshte 5 dite ne cdo cikel. Mjekimi zgjat zakonisht 3 cikle.
Komentet