BILASTINE
Forme Doza: Tabletë 20 mg; 10 mg
Emri Gjenerik: Bilastine
Emri Tregëtar: Nixar
Indikacionet dhe Kriteret e Përdorimit:
– Bilastina 20 mg: është një antihistaminik i gjeneratës së dytë, i indikuar për përdorim tek adultët dhe fëmijët mbi 12 vjec për trajtimin simptomatik të rinokonjuktivitit alergjik (sezonal & gjithëvjetor), urtikarieve të të gjitha formave dhe të dermatitit alergjik. Bilastina nuk ka efekte sedative dhe përdorimi i alkolit nuk shton efektet anësore të tij, pra nuk përbën pengesë në drejtimin e automjetit nga personat që e marrin rregullisht atë. Preparati nuk ka efekte kardiotoksike dhe nuk metabolizohet në hepar.
– Bilastina 10 mg: Trajtimi simptomatik i rino-konjuktivitit alergjik (sezonal dhe gjithevjetor) dhe urtikaries. Nixar 10 mg tabletë indikuar në fëmijë me moshë 6 deri 11 vjeç dhe me një peshë trupore të paktën 20 kg.
Kunderindikacionet:
Mbindjeshmëria ndaj Bilastinës apo përbërësve të tjerë të barit. Efikasiteti dhe siguria e përdorimit të Bilastinës në fëmijë me moshë më të vogël se 12 vjeç nuk janë përcaktuar akoma. Në pacientë me dëmtime renale të moderuara ose të rënda duhet shmangur përdorimi i njëkohshëm i Bilastinës dhe inhibitorëve të glikoproteinës P si Ketokonazole, Eritromicinë, Ciklosporinë, Ritonavir ose Diltiazem, pasi rrit rrezikun për shfaqjen e efekteve anësore nga Bilastina, si pasojë e rritjes së niveleve plazmatike të saj.
Efektet Anësore:
Numri i efekteve anësore të shfaqura në paciente gjatë trajtimit me Bilastinë gjatë studimeve të kryera ishte në nivel placebo.
Efektet anësore më të shpeshta janë: dhimbje koke, përgjumje, marrje mendsh dhe lodhje.
Doza dhe mënyra e përdorimit:
– Bilastina 20 mg (per te rriturit): Përdoret 20 mg (1 tabletë) 1 herë në ditë, duhet të merret 1 orë para ose 2 orë pas ushqimit apo lëngut të frutave. Rekomandohet të merret 1 dozë e vetme ditore. Në pacientë me urtikarie kronike, sipas protokolleve ndërkombëtare, linja e parë e mjekimit të tyre është antihistaminiku. Doza e Bilastinës në këto raste mund të rritet me katërfishin e dozës së zakonshme, pra dy, tre apo katër tableta Bilastinë në 24 orë: e marrë respektivisht çdo 12,8 orë apo 6 orë. Në këto raste Bilastina duhet të jepet në bazë të konsultës me specialistin alergolog.
–Bilastina 10 mg (per femijet): Përdorim nga goja. Për fëmijët me moshë 6 deri 11 vjeç dhe me një peshë trupore të paktën 20 kg 10 mg bilastinë (1 tabletë të tretshme në gojë), një herë në ditë, për lehtësimin e simptomave të rino-konjuktivitit alergjik (rinitit alergjik sezonal dhe rinitit alergjik gjithëvjetor [perenial] dhe urtikaries). Tableta e tretshme në gojë duhet të merret një orë përpara ose dy orë pas marrjes së ushqimit ose lëngut të frutave.
Kohëzgjatja e mjekimit:
Për Rinitet Alergjike sezonale trajtimi duhet të vazhdojë gjatë sezonit të alergjive. Për Rinitin Alergjik vjetor trajtimi mund të ndërpritet në qoftë se simptomat janë qetësuar dhe mund të rifillohet nëqoftëse ato rishfaqen. Në rastet e Rinitit Alergjik gjithëvjetor trajtimi mund t’i jepet pacientit edhe gjatë periudhave të ekspozimit ndaj alergenëve. Për Urtikarien, kohëzgjatja e trajtimit varet nga tipi, kohëzgjatja dhe ecuria e komplikacioneve.
Rekomandohet që për patologjitë akute apo sezonale të merret derisa simptomat të qetësohen. Përdorimi është afatgjatë për mbajtjen nën kontroll të rinitit apo urikaries kronike.
Komentet