AMOXICILLIN TRIHYDRATE + ACIDUM CLAVULONICUM
Forme doza: Flakon (125+31.2)mg /5ml-100ml Pezulli;
Fl.(250+62.5)mg/5ml-100ml Pezulli; Tableta 375 mg
Emri xhenerik: Amoxiciline Trihydrate + Acidum Clavulonikum
Emri tregetar: Syntoclav
Indikacionet dhe kriteret qe percaktojne perdorimin: Ne infeksionet e siperme dhe te poshtme te aparatit respirator (sinusit akut dhe kronik, broncit, pneumoni. Urinare, te lekures, indeve te buta, sistemit osteoartikular. Otitin e mesem, Kolangit dhe komplikacionet intraabdominale post operatore. Trajtimin e infeksioneve te perziera gram negative dhe pozitive.
Kunderindikacionet: Nuk perdoret ne paciente me mbindjeshmeri ndaj B – Laktameve. Leucemia limfatike. Ne individe alergjike dhe me çrregullime te aparatit tretes.
Efektet Anesore: Mund te japi çrregullime g-intestinale, SNQ dhe hematollogjike te natyres alergjike si eozinofili, trombocitopeni, egzantema ne lekure, bronkospazem, shok anafilaktik.
Doza dhe menyra e perdorimit: Per femije me te vegjel se 12 vjeç, ose 40 kg peshe (dhe sipas grup moshave), perdoret shurup 20-40 mg/kg/dite nga goja, e ndare ne cdo 8 ore.
Ne femijet me peshe mbi 40 kg si dhe ne ata me me moshe mbi 12 vjec, jepet 3 here nga 1 tablete 375 mg. Ne infeksionet e renda dozat mund te rriten.
Kohezgjatja e mjekimit: Ne infeksionet e lehta: 5-7 dite; infeksionet e renda: 7-10.
Shenim: Amoxiclavi rekomandohet te merret para ushqimit dhe me sa me shume lengje.
Komentet