DEFEROXAMINUM
Forme doza: Flakon 500 mg
Emri gjenerik: Deferoxaminum
Emri Tregetar: Desferal
Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: Ky preparat perdoret per trajtimin e mbidozimit te hekurit ne pacientet e politransfuzuar, kryesisht ata me hemoglobinopati dhe vecanerisht ata me thalassaemia major. Qe te fillohet trajtimi ferrokelant me Desferal, duhet qe pacienti te kete minimumi 12 muaj qe trajtohet me transfuzione gjaku dhe vlera e Ferritinemise te jete 1000 mkgr/ml.
Kunderindikacionet: Preparati nuk do te perdoret vetem ne rastet kur pacienti paraqet intolerance ndaj tij.
Efektet anesore: Krahas efekteve positive, terapia me Desferal ka manifestuar edhe ndonje efekt anesor. Komplikacioni me i lehte dhe me i zakonshem eshte nje irritim i lekures ne zonen e infuzionit, e cila mund te kaloje shume lehte duke bere 1,2 mgr kortizon ne solucionin e Desferalit. Ne ndonje rast jane vene re efekte anesore me evidente si zbehje, djersitje, marrje mendsh, te cilat zhduken me perdorimin e antihistaminikeve; dhe shume rralle nje shok i vertete anafilaktik.
Ne kete rast qe te mund te vazhdoje terapia me Desferal duhet bere desensibilizimi i pacientit. Manifestime toksike mund te shfaqen ne sy, ne veshe, dhe ne SNQ. Ne sy jane vene re disa raste katarakte, verbim tranzitor macular ose total, alterime te perceptimit te ngjyrave, defekte te vizusit, atribuar te gjitha keto nje neuropatie optike retrobulbare. Eshte vene re gjithashtu alterimi i fundusit ocular me tortozuitet dhe hiperpulsime te vazave retinale, hiperpigmentimi i retines, ose pigmentimi punktiform.
Keto ndryshime retinale jane prezente ne moshat e avancuara. Ne patogenezen e ketyre ndryshimeve mund te nderhyje mungesa e zinkut dhe e bakrit, te cilet eliminohen gjate infuzioneve me doza te larta Desferali. Manifestime toksike jane observuar edhe ne formen e shurdhimit te tipit neurosensorial. Nje veprim toksik i Desferalit eshte vene re edhe mbi SNQ. Te gjitha keto manifestime negative jane shfaqur kur medikamenti eshte perdorur me doza te larta me rruge intravenoze.
Doza dhe menyra e perdorimit: 20- 50 mgr/ kg cdo nate me rruge sub/cutane me pompe per 10 ore.
Kohezgjatja e mjekimit: Gjate gjithe periudhes qe pacienti eshte nen regjim transfuzional.
Shenim: Ne rastet e renda te mbidozimit te hekurit ne organizem, Desferali mund te perdoret edhe me rruge intravenoze me shiringe elektrike per 24 ore rrjesht.
Komentet