DOXYCYCLINUM
Forme doza: Kapsula 100 mg
Emri gjenerik: Doxycyclinum
Emri Tregetar: Doxycyclin
Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: (shih Tetracyclinen) Bruceloze (me rifampicine), klamidia, mykoplazma, rikecioze, Semundje e Lime (borrelioze) akne vulgaris, rozacea; prostatit kronik dhe sinuzit; semundje inflamatore te pelvisit (SIP); sifiliz; malarie.
Kunderindikacionet: Nuk duhet te perdoren ne femije nen moshen 12 vjec, gra shtatzena dhe me femije ne gji. Nuk jepet ne rastet me Lupus Eritematoz Sistemik (LES); porfiri. Gjate perdorimit duhet evituar ekspozimi ne diell.Kujdes duhet treguar ne demtimet hepatike, por mund te jepet ne demtimet renale. Nuk ndikohet nga marrja e qumeshtit.
Efektet anesore: Nauze, te vjella, diarre, eritema; dhimbje koke, hepatotoksicitet, pankreatit, kolit i shoqeruar me antibiotiket, fotosensitivitet.
Doza dhe menyra e perdorimit: Normalisht jepet 100 mg cdo 12 ore, p.os. Ose mund te jepet 200 mg/d diten e pare dhe pastaj 100 mg/d. Keshillohet qe kapsulat te merren gjate ushqimit, duke konsumuar shume lengje.
Kohezgjatja e mjekimit: Bruceloze 42 dite (bashke me rifampicinen). Klamidia: 7 deri 21 dite; SIP 14-21 dite Sifiliz 28 dite p/os; Semundje e Lime (borrelioze 14-21 dite; Rikecioze :7 dite; Mykoplazma:2-3 jave.
Komentet