Perdorimi i ALTERGEN (Acid Hyaluronic+Silver Sulfadiazine 0.2%+1% -25g)

Acid Hyaluronic + Silver Sulfadiazinë 0.2 % + 1 % -25 gram

Formë Doza: Tub krem

Emri Gjenerik: Acid Hyaluronic+Silver Sulfadiazinë 0.2% + 1 % -25 gram

Emri Tregëtar: ALTERGEN

Indikacionet dhe Kriteret e Përdorimit:

Trajtimi dhe profilaksia anti-infeksioze në: Ulçerat kutane me natyrë të ndryshme (venoze, diabetike, dekubituse).

Djegiet e shkallës së 2të/3të.

Plagët e ndryshme.

Kundërindikacionet:

Hipersensibiliteti ndaj sulfadiazinës apo preparateve të tjera sulfamidike. Personat me defiçit të Glukozë-6-Fosfat dehidrogjenazës. Të porsalindurit prematurë apo më të vegjël se 2 muaj. Përgjithsisht preparati nuk rekomandohet të përdoret gjatë shtatzanisë dhe gjatë laktacionit.

Efektet Anësore:

Efektet anësore lokale janë të rralla, ato sistemike janë raportuar.

Dhimbje, djegie, prurit në vendin e aplikimit.

Rash kutan.

Çrregullime transitore të pigmentimit në vendin e aplikimit.

Sindrom Stevens-Johnson, Nekrolizë Epidermale Toksike.

Manifestime hematologjike (anemi hemolitike në pacientët me defiçit të G6PD, agranulocitozë, trombocitopeni, leukopeni).

Manifestime gastro-hepatologjike (hepatit toksik dhe nekrozë hepatike) Manifestime nefrologjike (nefrozë toksike, nefrit intersticial)

Doza dhe mënyra e përdorimit:

Aplikohet një shtresë e hollë e kremit mbi të gjithë sipërfaqen e plagës/ulçers/djegies.

Kohëzgjatja e mjekimit: Mjekimi duhet të vazhdojë deri në shërimin e plotë të plagës/ulçers/djegies.

Shënim: Preparati nuk duhet të përdoret së bashku me formulime që përmbajnë enzima (kolagjenazë, katalazë) pasi jonet e argjendit mund t’i çaktivizojnë ato.