Perdorimi i Maxigesic (Paracetamol+ Ibubrofen 500 +150 mg)

PARACETAMOL + IBUBROFEN

Formë Doza: Tabletë (500mg+150mg)

Emri Gjenerik: Paracetamol+ Ibubrofen

Emri Tregtar: Maxigesic

Mekanizmi i veprimit:

Paracetamoli: Ka veprim analgjezik dhe antipireptik. Paracetamoli vepron duke bllokuar sintezën e prostaglantinave vetëm në SNQ. Ky frenim shoqërohet me rritje të pragut të perceptimit të dhimbjes dhe me bllokim të veprimit të pirogjenit endogjen.

Ibuprofeni: është antinflamator josteroid, me veprim analgjezik dhe antipiretik, i grupit të derivateve të acidit propionik. Mekanizmi i veprimit të ibubrofenit është inhibimi i enzimës ciklooksigjenaza -1 (COX-1) dhe ciklooksigjenaza-2 (COX-2) gjë që shpie deri te reduktimi i biosintezës së prostaglandinave, mediatorët më të rëndësishëm të inflamacionit, dhimbjes dhe hiperpireksisë.

Indikacionet dhe Kriteret e Përdorimit:

Maxigesic është alternativa më e mirë për lehtësimin e dhimbjeve se kombinimet e tjera me veprim anti-dhimbje, vecanërisht atyre që përmbajnë kodeine.

Lehtëson dhimbjet e lidhura me :

– Artritin

– Dhimbje shpine

– Dhimbje reumatizmale

– Dhimbje muskulare

– Dhimbje koke

– Dhimbje Migrene

– Dhimbje koke nga Tensioni

– Dhimbje trupi nga të ftohtët dhe gripi

– Dhimbje nga sinuset

– Dhimbje fyti

Ky bar redukton dhe temperaturën e cila shoqërohet edhe me gjendje inflamatore.

Kundërindikacionet:

Bari kundërindikohet në

– Shtatëzani

– Infarkte

– Ulçera në stomak

– Në raste alergjie ndaj principeve aktive

– Të evitohet përdorimi te pacientë me patologji renale

– Të përdoret me kujdes në të sëmurë me astmë bronkiale

– Të evitohet përdorimi te pacientë me patologji të heparit.

Doza dhe mënyra e përdorimit:

Ky kombinim këshillohet të merret tek të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç: 1-2 tabletë çdo 4-6 orë. Doza maksimale ditore shkon deri 8 tableta në ditë.

Kohëzgjatja e mjekimit: Ky bar keshillohet të jepet me konsultën e mjekut për një kohëzgjatje trajtimi deri në 5 ditë.