Perdorimi i Ferrovin (Iron(III) Hydroxide Dextran Complex 100mg/2ml; 100mg/5ml)

FERRIC HYDROXIDE SUCROSE

Forme Doza: Ampule 100 mg/5 ml

Emri gjenerik: Ferric Hydroxide Sucrose (III)

Emri Tregetar: Ferrovin

Indikacionet dhe Kriteret e Perdorimit:

Trajtimi i Anemise ne te semuret me semundje renale kronike ne predialize dhe dialize. Mungesa e hekurit ne organizem eshte e shpeshte tek te semuret me semundje renale kronike dhe vecanerisht tek ata qe trajtohen me dialize. Mungesa absolute apo funksionale e hekurit eshte shkaku me i shpeshte i mungeses se pergjigjes se organizmit gjate trajtimit te anemise me faktore strimulues te eritropoezes. Trajtimi me erytropoetine i ketyre te semureve rrit eritropoezen dhe per kete arsye edhe nevojat e organizmit per hekur. Humbjet e gjakut jane te pashmangshme tek te semuret nen trajtim me dialize. Per kete arsye trajtimi me hekur venoz eshte trajtim i zgjedhur dhe i domosdoshem per kete kategori te semuresh. Suplementet orale te hekurit tek keta te semure jane te pamjaftueshme si pasoje e biopershtatshmerise se ulet dhe thithjes se dobet intestinale.

Kunderindikacionet: Nivele te larta te hekurit ne organizem, Hipersensitivitet ndaj hekurit, ne anemite qe nuk shkaktohen nga mungesa e hekurit.

Efektet Anesore: Efektet anesore me te shpeshta te Ferrovin ne studimet klinike jane: Shqetesime te sistemit nervor: marrje mendsh, dhimbje koke. Shqetesime kardiovaskulare: hypotension, takikardi. Shqetesime te aparatit respirator: bronkospazma, dispne. Shqetesime gastrointestinale: nauze, te vjella, dhimbje abdominale, diarre. Shqetesime dermike dhe te indeve subkutane: prurit, eriteme, urtikarie. Shqetesime, te sistemit muskulo-skeletik dhe te indit lidhor: Kontraktim muskular, mialgji. Rralle jane vene re reaksione anafilaktike te lehta.

Doza dhe menyra e perdorimit: Cdo ampule 5 ml permban 100 mg hekur. Cdo ampule mund te administrohet si e tille me ngadale per 2-5 minuta ose me 100 ml NaCl 0.9 % per te pakten 15 minuta. Pacientet me deficit absolut te hekurit qe trajtohen me hemodialize duhet te marrin 100 mg IV ne cdo seance dialize pergjate 8-10 seancave. Kur arrihen nivelet target te hemoglobines dhe hematokritit, doza mbajtese e hekurit eshte 100 mg ne jave per trajtimin dhe parandalimin e deficiences funksionale. Ferritinemia dhe saturimi i transferines duhet te maten 7 dite pas dozes se fundit te hekurit. Ne rast te deficitit funksional (saturimi i Transferines me 20% dhe ferritinemia ≥100 ng /mL, Hct < 33% dhe ose doza te larta te eritropoetines) administrimi i hekurit duhet te behet dhe per 10 seanca te tjera.

Monitorimi duhet te behet: Cdo muaj tek pacientet qe fillojne trajtimin me eritropoetin, cdo tre muaj tek pacientet qe kane arritur vleren target te Hb apo qe trajtohen me hekur IV, me shpesh tek pacientet me: Episode hemorragjike, nderhyrje kirurgjikale, ne rast se nuk sarrihet niveli target i Hb, vleresimin te pergjigjes ndaj trajtimit me eritropoetine, vleresimin pas nje cikli trajtimi per mbushjen e depove te hekurit.

Kohezgjatja e mjekimit: Hekuri duhet te nderpritet nese saturimi i transferines eshte > se 50 % ose ferritinemia eshte > 800 ng/mL.