CEFAKLOR MONOHYDRATE
Forme doza: Flakon 125 mg/5 ml – 60 ml dhe 125 mg/5 ml – 75 ml
Fl. 250 mg/5ml – 60 ml, 250 mg/5 ml – 100 ml dhe
Cefaklor Hydrochloride 250 mg/5 ml-75 ml
Emri gjenerik: Cefaklor Monohydrate, Cefaklor Hydrochloride
Emri Tregetar: Kliacef
Indikacionet dhe kriteret qe percaktojne perdorimin: Infeksione te rrugeve te siperme respiratore: Otit, Pharingit, Tonsilit. Infeksione te rrugeve te poshtme respiratore:Pneumoni, Bronkopneumoni. Infeksione te lekures dhe indeve te buta. Infeksione te traktit urinar: Cystit, Pielonefrit.
Kunderindikacionet: Kunderindikohet ne mbindjeshmeri ndaj cefalosporinave, penicilinave.
Kufizohet ne: Ndryshime hematologjike ( Coombs +), demtim te funksionit renal, kolitis, mosha e te porsalindurit (0 – 28 dite), nenat me femije ne gji.
Efektet anesore: Diare, nauze, te vjella, dhimbje koke, marrje mendsh, reaksione alergjike si urtikarie, prurit, reaksione te ngjashme me semundjen e serumit me rash, ethe, artralgji dhe anafilaksi; eritema multiforme, crregullime enzimatike hepatike; me rralle çrregullime te gjakut, nefrit intersticial irreversibel, nervozitet, çrregullime te gjumit.
Doza dhe menyra e perdorimit: Femije: 20 – 40 mg/ kg peshe per 24 ore, ndare ne çdo 8 ore.
Ne Otit dhe Pharingit 20-40mg/kg/peshe ne dy marrje.
Kohezgjatja e mjekimit: 5 – 7 dite. Ne Angina: 10 dite (shkaktar Streptokoku B – hemolitik).
Shenim: Jepet per grup moshat e vogla pediatrike (> 2 muaj deri 10 vjeç ).
Komentet