AMINOPHYLINUM
Forme doza: Tableta 100 mg, Tableta R. 350mg, Ampula 240 mg/2 ml
Emri gjenerik: Aminophylinum
Emri Tregetar: Novphylinum
Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: Aminofilina përdoret për qetësimin e bronkospazmave: në të gjitha format e astmës bronkiale në të rriturit dhe në fëmijet, statusin astmatik, SPOK, bronkit kronik obstruktiv, emfizemë pulmonare; insuficiencë kongjestive të zemrës; hipertension pulmonar në Cor pulmonar kronik; çrregullime të frymëmarrjes gjatë gjumit; reduktimin e kollës, ekspektoratit dhe dispnesë së efortit në pacientët emfizematoz. Përgatesat me çlirim të zgjatur zakonisht japin përqëndrime plazmatike të përshtatshme për një periudhë mbi 12 ore. Përdorimi në darkë me një dozë të vetme jep efekt të mirë ne astmën e natës dhe teshtitjen që ndodh herët në mëngjez.
Aminofilina mund të injektohet ngadalë në venë (të paktën mbi 20 minuta, është tepër irrituese po të injektohet në muskul). Injektimi në venë është me vlerë në mjekimin e krizave të rënda të astmës. Matja e përqëndrimeve plazmatike mund të jetë me e dobishme dhe eshte thelbesore kur aminofilina përdoret në të sëmurët, të cilët kanë marrë nga goja përgatesa të aminofilinës dhe që u janë shfaqur menjëhere efekte anësore serioze, si konvulsione dhe aritmi, para shfaqjes së simptomave të tjera të helmushmërisë.
Aminofilina me injektim ështe përdorur më parë në mjekimin e insuficiences së ventrikulit të majtë, por për këtë qëllim është zëvendësuar me diuretikët. Megjithatë ajo ka një farë roli në të sëmurët me insuficiencë kardiake, të cilët vuajnë dhe nga astma e bronkiti, ndonëse në këte rast duhet treguar kujdes në të sëmurët me eksitabilitetit të shtuar të miokardit.
Kundërindikacionet: Nuk duhet të jipet në pacientët: me ulcer peptik aktiv me që mund të rrisë volumin dhe aciditetin e sekrecioneve gastrike; në pacientët me anamnezë per hipersensibilitet ndaj aminofilinës, përgatesave të tjera derivate të ksantinës.
Përdoret me kujdes dhe vetëm kur ka indikacione të përcaktuara ashtu sic duhet në gjëndjet e mëposhtme klinike: angina pectoris e paqëndrueshme, takiaritmi latente, hipertension i rënduar, kardiomiopati obstruktive hipertrofike, epilepsi, ulcer gastrike dhe duodenale, çrregullime të funksionit të mëlcise dhe të veshkave dhe porfiri. Kujdes në të sëmurët mbi 60 vjeç, në foshnjet dhe të porsalindurit.
Efektet anesore: 1.Gastro intestinale: nauze, të vjella, anoreksi, shije të hidhur në gojë, dispepsi, rëndesë në stomak dhe çrregullime gastrointestinale. 2.SNQ: marrje mendësh, turbullim në kokë, dhimbje koke, nervozitet, pagjumësi dhe axhitim. 3.CV: palpitacione, takikardi, skuqje e fytyrës, ekstrasistola dhe çrregullime ritmi kardiak. 4.Respiratore: rritje të frekuencës së frymëmarrjes. 5.Dermatologjike: në persona të mbindjeshëm mund të shfaqet urticaria, eritemë, dermatit exfoliativ.
–Shënja të mbidozimit dhe trajtimi i tyre.
Reaksionet gjatë mbidozimit toksik të aminofilinës janë:
1.Gastrointestinale: nauze, të vjella, dhimbje epigastrike, hematemesis dhe diare.
2.Sistemi nervor qendror: plus ankesave të mësiperme pacienti mund të ketë hiperrefleksi, shtangosje, konvulsione tonike dhe klonike. Këto ndodhin veçanërisht në foshnjet dhe fëmijë të vegjël.
3.Kardiovaskulare: plus të mësipërmeve mund të shfaqet hipotension i dukshëm, insuficiencë cirkulatore.
4.Respiratore: mund të ndodhe takipne dhe arrest respirator.
5.Renale: është observuar rritje e ekskretimit të qelizave tubulare renale.
Trajtimi i simptomave toksike:
1.Ndërprerja e menjëherëshme e mediakmentit.
2.Nuk është i njohur ndonje antidot specifik.
3.Lavazh gastrik.
4.Mund të ketë vlerë përdorimi i emetikëve.
5.Evito dhënjen e medikamenteve simpatikomimetike.
6.Dhenje iv liquitesh, oksigjen dhe masave të tjera ndaj hipotensionit dhe dehidrimit.
7.Stimulimi i SNC dhe kontraksionet mund të ndikohen nga barbituratet me veprim të shkurtër.
8.Monitorizim i niveleve serike ndën 20 mcg/mL.
Doza dhe menyra e perdorimit:
Dozat janë individuale. Nga goja jipen 100-300 mg cdo 6-8 ore mbas ushqimit. Injeksion duhet dhene ngadale te pakten 20 minuta 5mg/kg peshë trupore. Aminofilina retard jepet 2 here në ditë.
Doza maksimale për të rriturit: e njëherëshme 500mg, ditore 1500mg.
Fëmijeve u jipet 12 mg/kg peshë në ditë, më mirë e ndarë në dy doza. Fëmijeve të gjirit nuk u përshkruhet.
Dozat e zakonshme të njëherëshme terapeutike të femijeve janë:
Nga 6 muaj deri 1 vjeç 50 mg. Nga 2 deri 6 vjeç 50-100 mg. Nga 7 deri 15 vjeç 100250 mg. Kur pershkruhet forme doza ampule, jepen deri ne 10 ampula ne muaj.
Kohezgjatja e mjekimit: Sipas gjëndjes klinike.
Shenim: Mund të japë efekt seditiv kur përdoret bashkë me doza të vogla të agonistëve të ß2 adrenoreceptoreve, kombinimi mund të shtojë rrezikun për efekte anësore, përfshi dhe hipokalemine. Metabolizohet në mëlçi; ekzistojnë luhatje të konsiderueshme përsa i përket gjysmëjetes së saj biologjike në personat e shendetshëm që nuk përdorin duhan, ndërsa në ata që përdorin duhan janë më të theksuara.
Po kështu ndodh në të sëmurët me dëmtim të mëlçise ose me insuficience kardiake apo nqs përdoren njëkohësisht edhe me barna të tjerë. Gjysmëjeta biologjike rritet në insuficiencën kardiake, në cirrozë, infeksione virale dhe nga barna të tillë si cimetidina, ciprofloxacina, eritromicina dhe kontraceptivet që mirren nga goja.
Gjysmëjeta biologjike ulet në të sëmurët që përdorin duhan, ata që konsumojne shumë pije alkolike, si dhe nga barna të tille si fenitoina, karbamazepina, rifampicina dhe barbituratet. Këto ndryshime në gjysmëjetën biologjike janë të rëndësishme, sepse ka një diapazon të ngushtë në mes të dozës terapeutike dhe asaj helmuese. Në shumicën e subjekteve përqendrimet plazmatike ndërmjet 10 dhe 20 mg/l janë të nevojshëm për një bronkodilatacion të kënaqshëm.
Efektet anësore mund të shfaqen dhe në përqendrime ndën 20 mg/l dhe janë te zakonshme ne përqendrime mbi 30 – 40 mg/l
Perkujdesjet: të sëmurët që përdorin aminofiline duhen udhëzuar për mundësine e shfaqjes së efekteve anësore dhe të jenë të kujdesshëm kur e përdorin këtë bar. Të sëmurët duhen këshilluar që nuk rekomandohet përdorimi i njëkohshëm me pije e barna që përmbajnë metilksantina (psh kafe, çaj, kakao, çokollatë, koka kola dhe pije të ngjajshme; kafeinë, teobrominë, pentoksifilinë).
Gjatë periudhës së shtatzanisë dhe të ushqyerjes së femijës me gji janë të nevojshme kontrolle të shpeshta të përqëndrimeve serike dhe nga ana tjetër rekomandohet rregullimi i dozes.
Komentet