METHYLPREDNISOLON ACEPONATE
Forme Doza: Methylprednisolone Aceponate 0,1% -100g 5 g pomade Methylprednisolone Aceponate x 0,1g/100g 15 g C krem
Emri Gjenerik: Methylprednisolone Aceponate
Emri Tregetar: Advantan
Indikacionet dhe Kriteret e Përdorimit:
Dermatitis atopik (eczema endogjene, neurodermatitis)
Eczema të kontaktit.
Eczema dyshidrotice.
Eczema vulgaris.
Eczema te fëmijët.
Psoriasis vulgaris.
Të gjitha pathologjitë inflamatore të ecsematizuara.
Kundërindikacionet: Advantani është i kundërindikuar në sëmundje bakteriale dhe virale (psh. Varicella/ Herpes zoste); në proçeset e tuberkulosit dhe ato sifilitike. Advantani nuk duhet të përdoret nëse janë prezente rosacea, acne vulgaris, ulçera, sëmundje atrofike të lëkurës ose dermatitis perioral.
Efektet Anësore:
– Krem Advantan 0.1%.
Sistemi i organeve:
Sëmundje të përgjithshme dhe reaksione në vendin e administrimit.
Sëmundje të sistemit imune.
Sëmundje të lëkurës dhe indit subkutan.
Të zakonshme:
Djegie në vendin administrimit.
Prurit në vendin administrimit.
Të pazakonshme:
Tharje në vendin e aplikimit, erythema në vendin aplikimit, vesikula në vendin e aplikimit, folikulite në vendin e aplikimit, rash në vendin e aplikimit, parestezi në vendin e aplikimit.
Hipersensibilitet nga bari.
Të rralla:
Cellulite në vendin e aplikimit, edema.
Pyoderma, fisura në lëkurë, teleangiektazi, atrofi të lëkurës, infeksione fungale, acne.
Acne.
– Pomade Advantan 0.1 %.
Sistemi i organeve:
Sëmundje përgjithshme dhe reaksione në vendin e administrimit.
Sëmundje të sistemit imune.
Sëmundje të lëkurës dhe indit subkutan.
Te zakonshme:
Djegie në vendin e administrimit.
Prurit në vendin administrimit.
Te pazakonshme:
Tharje në vendin e aplikimit, erythema në vendin aplikimit, vesikula në vendin e aplikimit, eczema, papula në vendin e aplikimit, edema periferike.
Atrofi të lëkurës.
Ekimoza, impetigo.
Te rralla:
Acne.
Doza dhe mënyra e përdorimit:
Në përgjithësi Advantani aplikohet shtresë e hollë 1 herë në ditë për sëmundjet e lëkurës në zonat e Prekura.
Kohëzgjatja e mjekimit:
Në përgjithësi, zgjatja e trajtimit nuk duhet ti kalojë 12 javë te të rriturit dhe 4 javë te fëmijët.
Komentet