AMITRIPTYLINE HYDROCHLORIDE
Formë Doza: Tableta 25 mg
Emri gjenerik: Amitriptyline Hydrochloride
Emri Tregëtar: Amyzol
Indikacionet dhe kriteret e përdorimit: Episodi Depresiv Madhor; Depresioni Sekondar; Çrregullimi i Panikut me Agorafobia; Çrregullimi i Ankthit të Përgjithësuar; Çrregullimet e dhimbjes kronike; Narkolepsia; Çrregullimi i Stresit pas Traumës; Çrregullimi i Vëmendjes dhe Pamjaftueshme/ Hiperaktivitetit; Somnambulizmi.
Kundërindikacionet: Defekte paraekzistuese në konduksionin kardiak; Infarkt i ri i miokardit; Shtatëzani; Laktacion; Me kujdes në Sëmundjet renale dhe hepatike si dhe gjatë ECT (elektroshokut).
Efektet anësore: Shkaktim i episodit maniakal; Ekzacerbim i çrregullimeve psikotike; Ekzacerbim akut i glaukomës së këndit të ngushtë; Efekte antikolinergjike (tharje të gojës, konstipacion, turbullim të shikimit dhe retension urinar); Efekte në sistemin autonom (hipotensioni ortostatik); Sedacion; Efekte kardiake (takikardi, sheshim i valëve T, zgjatje e QT në EKG); Efekte neurologjike (konvulsione në dëmtimet organike trunore ose epilepsi); Efekte alergjike; Shtim në peshë.
Doza dhe mënyra e përdorimit: Merret nga goja, zakonisht dy-tre herë/ditë. Doza dhe mënyra e administrimit duhet të përcaktohet individualisht dhe të adaptohet sipas gjendjes së pacientit. Në princip, çdo përpjekje mund të bëhet për të arritur një efekt optimal me dozat më të ulëta të mundshme,veçanërisht kur trajtohen pacientët e moshuar apo femijët dhe adoleshentët, të cilat mund të rriten gradualisht.
Te adultët: fillohet 25 mg/ditë dhe rritet gradualisht në javën e parë deri 75mg/ditë; në javën e dytë 150mg/ditë; javën e tretë 225mg/ditë; javën e katërt 250mg/ditë. Te të moshuarit: fillohet me doza shumë të vogla dhe rritja të kryhet gradualisht dhe me kujdes. Për pacientët mbi 60 vjeç dhe pa probleme mjekësore, Amitriptilina fillohet me 25mg/ditë përpara gjumit ditën e parë dhe rritje të dozës në 50mg/ditë, ditën e dytë për javën e parë.
Rritja e dozës vazhdon me 25mg çdo dy ditë deri në 150mg/ditë. Për pacientë mbi 70 vjeç dhe ata mbi 60 vjeç me probleme mjekësore apo demencë organike, është e arsyeshme që Amitriptilina të fillohet me 10mg/ditë. Rritja e dozës duhet të kryhet çdo tre-shtatë ditë dhe jo çdo ditë, duke i dhënë mundësi mjekut të vlerësojë efektet anësore përpara se të vendosë për rritjen e dozës.
Kohëzgjatja e mjekimit: Trajtimi mbajtës duhet të jetë për episodin e parë të paktën një vit, mbi dy episode mjekimi është afatgjatë, vendoset nga mjeku psikiatër në varësi të ecurisë së gjendjes dhe manifestimit ose jo të efekteve anësore. Ndërprerja e mjekimit me Amitriptilinë duhet bërë në mënyrë graduale për një periudhë një ose dy javore. Zvogëlimi i dozës duhet të kryhet me uljen e 25mg çdo dy ose tre ditë për të shmangur shfaqjen e simptomave kolinergjike.
Shënim: Dozat mbi 150 duhet të aplikohen në kushte spitalore. Nuk duhet të përdoret asnjëherë trajtimi i kombinuar me një IMAO. Kujdes duhet të tregojnë drejtuesit e makinave.
Komentet